Politike

Shëndetësia/ Basha: Zgjeroni korpusin e trajtimit, të dy spitalet COVID janë të shteruar! Ramën e pret përgjegjësia pena

13 Tetor 2020, 10:34 Nga DOSJA
Shëndetësia/ Basha: Zgjeroni korpusin e trajtimit, të dy spitalet

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kërkuar qeverisë që të rrisë numrin e testimeve. Në një konferencë për mediat, e dyta në më pak se 24 orë, Lulzim Basha ka ngritur alarmin se vendi ynë është i papërgatitur për përballjen me pandeminë COVID-19. Gjithashtu, Basha apeloi që mjekët e spitaleve të mos heshtin dhe të mos bashkëpunojnë me qeverinë. “ U bëj thirrje edhe mjekëve dhe ekspertëve që kanë vënë fytyrën e tij si garanci, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpunëtorë.”-tha Basha. 

Më tej, Basha ka kërkuar që korpusi i trajtimit të pacientëve me COVID-19 të zgjerohet. Edhe pse nuk e specifikoi, Spitali COVID1 është godina e spitalit Infektiv, dhe siç la Basha të kuptohej, kjo godinë është e pamjaftueshme. “Për të mos u mjaftuar, hapi i parë që duhet marrë është zgjerimi i korpusit, angazhimi i mjekëve të familjes dhe mjekëve rajonalë, janë masa urgjente.”-tha Basha. 

Kryedemokrati foli edhe për naftëtarët e Ballshit dhe tha se: Ajo që po ndodh sot në Ballsh po ndodh në të gjithë Shqipërinë. Kolapsin e sistemit shëndetësor do ta ndjekë falimentimi i ekonomisë.

Në këtë moment, Basha i bëri sërish thirrje kryeministrit Edi Rama që të zbatojë planin me “5 pika” të propozuar nga PD, në të kundërt, tha ai, e “pret përgjegjësia penale”.

Basha sqaroi edhe deklaratën e gabuar që bëri dje, kur tha se “6 në 4 biznese” ka falimentuar. Basha tha se rivali i tij politik, ndjek “lapsuset” e tij, ndërsa shtoi se ato nuk iu kushtojnë asgjë shqiptarëve, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit që të heqë dorë nga “palaçollëqet dhe të zbatojë planin me 5 pika”. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha plani i pd per rimekembjen plani me 5 pika i pd lulzim basha plani i pd per rimekembjen plani me 5 pika i pd

Sondazh

Poll