Politike

‘Sillini 40 gjermanë dhe i lëmë 40 ditë pastaj flasim…’/ Rama për hipotekën e Vlorës: Kemi sistemin që do t’i ke

13 Tetor 2020, 10:30 Nga DOSJA
‘Sillini 40 gjermanë dhe i lëmë 40 ditë pastaj

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka adresuar problematikat në hipotekën e Vlorës, gjatë konferencës anti-korrupsion. Në fjalën e tij, Rama tha fajin e kanë sistemet dhe jo punonjësit.

Kanë pasur gjueti shtrigash dhe kanë përfunduar po aty. Nuk kanë ndarë sistemin. Nuk janë suedezët më të pastër se shqiptarët nga genet. Sillini 40 gjermanë dhe i lëmë 40 ditë dhe flasim si do të jetë situata e tyre shpirtërore dhe tundimet e profetit që rezistoi. duhet të bëjmë sistemet. Pse hipoteka e Vlorës është problem? Dhe deri kur..? Sepse nëse ne sot kemi hyrë në regjistrimin e pronave, kemi bërë ligjin dhe aktet nënligjore, kemi sistemin që do t’i ketë të përcaktuara, do të jetë e pamundur që ta marrësh pronën ta hedhësh në det, dhe tjetrin ta bësh pronar në mes të detit. Ka vetëm një rrugë që të bëjmë këto përpjekje duke marrë parasysh që jemi në nivel të ri. Të gjitha institucionet ku jepen shërbime, do të kemi pjesëtarë të rrjetit që do të jenë vetëm për këtë punë. Korruptimi i fakteve duhet të luftohet bashkarisht,”-tha Rama.

Deklarata u bë gjatë një konference për anti-korrupsionin në vend. Ambasadorët e huaj Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë përmendur investimet dhe kërkojnë ndëshkim të zyrtarëve të lartë. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama tha se ndëshkimi nuk mund të ndodhë pa spastrimin e sistemit në Drejtësi, duke kërkuar nga SPAK që të veprojë. Në fund për kreun e qeverisë, fajtor nuk ishin njerëzit por sistemi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kadastra e vlores konferenca anti-korrupsion 13 tetor 2020 edi rama kadastra e vlores konferenca anti-korrupsion 13 tetor 2020

Sondazh

Poll