Nga e enjtja maska me detyrim/Rama: Qytetarët ta marrin seriozisht, kështu shmangim një mbyllje të dytë
13 Tetor 2020, 10:13Nga DOSJA
TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë po zhvillohet konferenca e nivelit të lartë anti-korrupsion. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek vendimi i qeverisë për mbajten e maskave, të cilat nga enjtja do të bëhen me detyrim edhe në ambientet e hapura. Rama theksoi se shpreson që kjo masë të gjejë zbatim për të shmangur në mbyllje të dytë.
“Dua t’ju falënderoj që jeni ndihmë në vendosjen e maskave të cilat nga e enjtja do jenë të detyrueshme. Shpresoj që kjo masë të zbatohet nga qytetarët, që çdo individë të bënte detyrën e vet të vogël përballë asaj që do të ndodhte në një mbyllje të dytë për shkak të këtij virusi të pabesë.”, tha kreu i qeverisë.
Deklarata u bë gjatë një konference për anti-korrupsionin në vend. Ambasadorët e huaj Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë përmendur investimet dhe kërkojnë ndëshkim të zyrtarëve të lartë. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama tha se ndëshkimi nuk mund të ndodhë pa spastrimin e sistemit në Drejtësi, duke kërkuar nga SPAK që të veprojë. Në fund për kreun e qeverisë, fajtor nuk ishin njerëzit por sistemi.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mbarimi i mandatit të dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka sjellë përplasje mes Kuvendit dhe organit të drejtësisë. Me shkresën e d...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh se lufta kundër korrupsionit ka filluar bashkë me Reformën në Drejtësi dhe se nuk janë politikanët, grupi më i korru...
TIRANË- Ish-deputeti i Parisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me numrin e vrasjeve në vend. Nëpërmjet një pos...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim e cilësoi korrupsionin si një “mal problemesh” në Shqipëri. Teksa mbajti fjalën në konferencën kundër korrupsionit, ...
TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca në një konferencë për shtyp tha se Shqipëri ka ende punë për të luftuar korrupsionin. Në ...
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ai i BE-së, Luigi Soreca, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u bënë sot bashkë në një...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm, në orën 11:30, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të dalë në një konferencë për shtyp.“Përshëndetje. Në 11.30 kryetari ...
TIRANË- Instituti i Studimeve Politike ka publikuar sot raportin sa u takon mbledhjeve on line që kryhen në Kuvendin e Shqipërisë. ISP shpreh kritika që de...
DURRES– Ish-deputeti Oerd Bylykbashi ka publikuar një video nga Durrësi, pamje që tregojnë qytetin bregdetar në ujë. Bylykbashi shkruan se durrsakët do ti kujto...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë një krahasim mbi situatën kriminale në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Sipas kreu...