Politike

‘U desh ndërhyrja e SHBA që të kalonte në Kuvend’/ Reforma në Drejtësi, Rama: Politikanët duhet të bëjnë zgjedhjen

13 Tetor 2020, 10:20 Nga DOSJA
‘U desh ndërhyrja e SHBA që të kalonte në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se Reforma në Drejtësi nuk do të ishte miratuar në Kuvend po të mos ishte për ndërhyrjen e SHBA-ve dhe të Bashkimit Europian. Kreu i qeverisë shtoi se shqiptarët i kanë sytë nga Vettingu, dhe ende shprehin zhgënjim për rezultatet e procesit. Rama tha se vendi ynë e ka sfiduar korrupsionin në administratë dhe se punësimi po zhvillohet përmes meritokracisë.

“Këtë ndarje të shapit nga sheqeri duhet ta bëjë sistemi në drejtësi. Nëse nuk vendoset në themel të sistemit të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30 vjeçar, ngrehina nuk do të qëndrojë. Sot kam një zhgënjim se nga njëra anë nuk e kanë kuptuar deri në fund se vettingu pastron sistemin. Nuk bën gjykimin penal të atyre. Këtë duhet ta bëjë sistemi i pastruar nga vettingu. Dhe për këtë është SPAK dhe BKH. Bashkëjetesa paqësore mes sistemit të ri dhe peshkaqenëve absurd të korrupsionit në sistemin e drejtësisë që vazhdojnë të lundrojnë në formë avokatësh apo konsulentësh apo në formë politikanësh, do të ishte fundi edhe për 1 ose dy dekada të tjera,”-tha në fjalën e tij kryeministri. 

PJESË NGA FJALA: 

Shqiptarët janë investuar tek Vettingu dhe sot kanë zhgënjim sepse nuk e kanë kuptuar se pastron sistemin dhe nuk bën gjykimin dhe ndëshkimin penal. Sloganet dhe parrullat, rekomandimet me lufta që gjithmonë e çojnë llafin tek politikanët duhet të mbarojnë. Askush nuk fiton nga diskreditimi në bllok nga përfaqësuesit e vet. Këtë ndarje të shapit nga sheqeri duhet ta bëjë sistemi në drejtësi. Nëse nuk vendoset në themel të sistemit të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30 vjeçar, ngrehina nuk do të qëndrojë. Sot kam një zhgënjim se nga njëra anë nuk e kanë kuptuar deri në fund se vettingu pastron sistemin. Nuk bën gjykimin penal të atyre. Këtë duhet ta bëjë sistemi i pastruar nga vettingu. Dhe për këtë është SPAK dhe BKH. Bashkëjetesa paqësore mes sistemit të ri dhe peshkaqenëve absurd të korrupsionit në sistemin e drejtësisë që vazhdojnë të lundrojnë në formë avokatësh apo konsulentësh apo në formë politikanësh, do të ishte fundi edhe për 1 ose dy dekada të tjera.  Në këtë tryezë është BE dhe SHBA, pa ta nuk do ta bënim kurrë këtë. Nuk do të merrnim miratimin e parlamentit. Ky është fakt. U desh ndërhyrja *dikush teshtin, ja fjalë e vërtetë. U desh ndërhyrja e SHBA që të kalonte në Kuvend. Politikanët duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre me kë janë. Përtej drejtësisë ka një luftë të re, që po zhvillohet në Shqipëri. Zë pak vend në konsideratën e përgjithshme, edhe të atyre që shkruajnë raporte. Ç’dua të them me këtë? Si mund të bëhet krahasimi mes sot dhe dje në raportin me korrupsionin kur njerëzit kërkojnë atë që u takon sipas meritës. Dje nuk bëheshe dot mësues sipas meritës në sensin që të merrje një vend konform aftësive. Ose do të mbështeste partia, ose të paguaje, ose të kishe ato lidhjet magjike që i kemi të përbashkta me vëllezërit italiane dhe mesdhetarë. Sot që të bëhesh mësues duhet të konkurohesh dhe sipas pikëve, hyn ose jo në sistem. Nuk bëheshe dot infermiere. Nuk e vishje bluzën pa një nga këto të treja. Dje nuk hyje dot në fakultetin që meritoje nëse nuk ishte në garë në një mbiemër të njohur. Këto janë pak nga shembujt duke përfshirë edhe shembullin që është rritja e pamendueshme e meritës në administratë. Përfshirë edhe programin për ata që kanë mbaruar shkollën me 9/10. E them për propagandën që këtu nuk gjejnë hapësirë. Sot hapësira për të rinjtë është më e zgjeruar se dje. Ne në 7 vjet duhet t’i kishim zgjidhur të gjitha këto. Tjetra që dua të nënvizoj, në Shqipëri po ndodh revolucion që nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh në vendet e tjera të rajonit. Dixhitalizimi i shërbimeve publike. Në dhjetor do kemi 95% të shërbimebe publike online. Si mund të jetë korrupsioni, sipas disave, siç ishte vjet dhe njësoj si parvjet. Në Shqipëri nga janari kanë kursyer 3 milionë ece-jakje në zyra. Duheshin 2 milionë dokumenta me vulë, janë dhënë online.

Deklarata u bë gjatë një konference për anti-korrupsionin në vend. Ambasadorët e huaj Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë përmendur investimet dhe kërkojnë ndëshkim të zyrtarëve të lartë. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama tha se ndëshkimi nuk mund të ndodhë pa spastrimin e sistemit në Drejtësi, duke kërkuar nga SPAK që të veprojë. Në fund për kreun e qeverisë, fajtor nuk ishin njerëzit por sistemi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca anti-korrupsion 13 tetor 2020 edi rama konferenca anti-korrupsion 13 tetor 2020

Sondazh

Poll