Politike

Korrupsioni në Shqipëri, ambasadorja Yuri Kim e prerë: Është problem i madh, ndihma vjen nga taksapaguesit tanë, presim re

13 Tetor 2020, 09:54 Nga DOSJA
Korrupsioni në Shqipëri, ambasadorja Yuri Kim e prerë:

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim e cilësoi korrupsionin si një “mal problemesh” në Shqipëri. Teksa mbajti fjalën në konferencën kundër korrupsionit, Kim tha se korrupsioni ka përfshirë edhe median, teksa shtoi se korrupsioni në shëndetësi në këto kohë është një “rrezik i lartë”. 

Pandemia i ka bërë rreziqet edhe më të qarta. Në kohë si këto korrupsioni në Shëndetësi mund të nënkuptojë jetë ose vdekje. Të gjithë mund të bëjmë diçka për këtë. Mund të dënojnë ata që rrezikojnë bashkëqytetarët. Shqipëria duhet të fillojë vlerësimin e përformacës së magjistratëve. Policia, prokurorët dhe gjyqtarët e pavarur janë thelbësorë për një qeverisje të mirë. Do të ketë gjithmonë aktorë të këqinj por qeveritë duhet t’i dënojnë. Duhet treguar që qeveria është në kahun e njerëzve,”-tha ambasadorja.

PJESË NGA FJALA E KIM: 

Korrupsioni është problem i madh, mal problemesh. Është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë. Populli i SHBA janë të bashkuar për një të ardhme të Shqipërisë. E bëjnë jo për kënaqësi por që të kemi një aleat që është në gjendje të bëjë punën e saj. Qytetarët e Shqipërisë meritojnë qeverisje të mirë. Ekziston pengesa për një qeverisje të mirë, nga zyrtarë të korruptuar, gazetarë që ose janë bërë palë ose janë kërcënuar për punën që bëjnë, dhe zyrtarë me nxitje ndaj interesit vetiak. Pandemia i ka bërë rreziqet edhe më të qarta. Në kohë si këto korrupsioni në Shëndetësi mund të nënkuptojë jetë ose vdekje. Të gjithë mund të bëjmë diçka për këtë. Mund të dënojnë ata që rrezikojnë bashkëqytetarët. Shqipëria duhet të fillojë vlerësimin e përformacës së magjistratëve. Policia, prokurorët dhe gjyqtarët e pavarur janë thelbësorë për një qeverisje të mirë. Do të ketë gjithmonë aktorë të këqinj por qeveritë duhet t’i dënojnë. Duhet treguar që qeveria është në kahun e njerëzve. Reforma në Drejtësi ka nisur të japë rezultate. Shqipëria mund të bëhet model për reformat. SHBA përmes programeve e ka bërë plotësimin e SPAK prioritet. Ne mbetemi thellësisht të përfshirë në SHÇBA për vlerësimin e Policisë. Ne i përshëndesim përpjekjen e KLGJ për të rivendosur në funksion Gjykatën e Lartë. Ndihma vjen nga taksapaguesit tanë për ndihmën e një miku. Presim rezultate. Përparimet e sjellin Shqipërinë pranë një të afërme më të mirë.

Deklarata u bë gjatë një konference për anti-korrupsionin në vend. Ambasadorët e huaj Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë përmendur investimet dhe kërkojnë ndëshkim të zyrtarëve të lartë. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama tha se ndëshkimi nuk mund të ndodhë pa spastrimin e sistemit në Drejtësi, duke kërkuar nga SPAK që të veprojë. Në fund për kreun e qeverisë, fajtor nuk ishin njerëzit por sistemi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konferenca anti-korrupsion 13 tetor 2020 yuri kim konferenca anti-korrupsion 13 tetor 2020 yuri kim

Sondazh

Poll