Politike

“Ordiner që nuk e do integrimin”/ Strazimiri-Ramës: Po mashtron me shifrat për vrasjet, po bën karshillëk ndaj Merkelit

13 Tetor 2020, 10:02 Nga DOSJA
“Ordiner që nuk e do integrimin”/ Strazimiri-Ramës: Po

TIRANË- Ish-deputeti i Parisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me numrin e vrasjeve në vend. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Strazimirit thekson se Rama është një mashtrues ordiner që nuk e do integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Madje sipas tij kreu i shtetit mashtron edhe gjatë bisedave me kancelaren gjermane, Angela Merkel për nivelin e kriminalitetit në vend.

Ky karshillëk prej mashtruesi ordiner, tregon se sa seriozisht e ka, dhe pse nuk e do integrimin…. Mafia dhe integrimi nuk shkojnë bashkë, kanë agjenda të kundërta! Kancelarja Merkel dhe Gjermania po bëjnë të pamundurën që ne të integrohemi! Pengesa është qeveria shprehet ndër të tjera Strazimiri.

Reagimi: 

Ky reagim vjen, pasi mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama deklaroi se në 2012 u shënuan 126 vrasje, ndërsa në 2019 u regjistruan 58 të tilla. Sipas tij në vend është ulur kriminaliteti.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gent strazimiri edi rama gent strazimiri

Sondazh

Poll