Politike

Përplasje mes institucioneve! Kuvendi kërkon hapjen e garës për postin e kreut të KLP-së dhe Sandër Beci. Ibrahimi: Manda

13 Tetor 2020, 10:10 Nga DOSJA
Përplasje mes institucioneve! Kuvendi kërkon hapjen e garës

TIRANË– Mbarimi i mandatit të dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka sjellë përplasje mes Kuvendit dhe organit të drejtësisë. Me shkresën e datës 8 tetor 2020 të firmosur nga Genci Gjoncaj, Kuvendi ka njoftuar pedagogët e magjistraturës të kandidojnë për dy vakanca dhe ka shpallur hapjen e garës.

Bëhet fjalë për kreun e KLP-së, Genti Ibrahimin dhe anëtarin Sandër Beci. Kërkesa nuk është pritur mirë nga KLP, e cila ka reaguar sot me një njoftim zyrtar, ku saktëson datat e mbarimit të mandateve në varësi të kohëzgjatjes së përcaktuar në ligj. 

Genti Ibrahimi, Sandër Beci janë zgjedhur si pjesë e KLP-s më 19 dhjetor 2018 dhe mandati i tyre përfundon më 19 dhjetor 2021, pasi kanë të drejtë të qëndrojnë në detyrë për 3 vite. Ndërsa të tjerët kanë mandat 5-vjeçar. Ndërkohë që është hapur garë për të zëvëndësuar ata që kanë ende të drejtë të ushtrojnë mandatin, janë ende bosh vendet e Besnik Canit dhe Arben Dollapajt, të dy të shkarkuar nga Vettingu. Për të hapur garën për plotësimin e vendeve bosh duhet të thirret një mbledhje nga Prokurori i Përgjithshëm, e cila është shtryrë për shkak të koronavirusit. Megjithatë në fund të njoftimit, KLP ka lënë mesazhin duke shkruar se kohëzgjatja e mandatit është kusht për pavarësinë e institucionit. 

“Ashtu si për çdo organ kushtetues, pacënueshmëria e kohëzgjatjes së mandatit të anëtarit është kusht për pavarësinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkaq, pavarësia e Këshillit është kusht për realizimin e misionit të tij kushtetues që është garantimi i pavarësisë, llogaridhënies dhe meritokracisë në sistemin e prokurorisë,“-thuhet në njoftim. 

Njoftimi i plotë i KLP-së:

Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line Zoom. Mbledhja është zhvilluar në prani të gjithë anëtarëve dhe të përfaqësuesëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Lidhur me nevojën për një interpretimi të saktë ligjor të dispozitave që rregullojnë kohëzgjatjen e mandatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshilli miratoi me shumicë votash projektvendimi “Për përllogaritjen e mandatit kushtetues si anëtar i  Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në nenet 149, 149/b, 176, pika 6, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 280 të Ligjit nr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar,  në referencë të Vendimit nr. 01. dt.19.12.2018 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vendosi që anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,  Gent Ibrahimi, anëtar joprokuror (zgjedhur nga trupa e pedagogëve), Sandër Beci, anëtar joprokuror (zgjedhur nga trupa e pedagogëve), Kostaq Beluri, anëtar prokuror (zgjedhur nga asambleja e prokurorëve), Vatë Staka, anëtar prokuror (zgjedhur nga Asambleja e Prokurorëve, duke zëvendësuar mandatin e ish anëtarit, Antoneta Sevdari), Arben Dollapaj, ish-anëtar prokuror (zgjedhur nga Prokuroria e Apelit, aktualisht vend vakant), kanë mandat 3 (tre) vjeçar të siguruar nga shorti i hedhur në mbledhjen e parë të Këshillit, më datën 19 dhjetor 2018, ditë në të cilën kanë filluar të ushtrojnë detyrën si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mandati i tyre përfundon më datën 18 dhjetor 2021.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, anëtar joprokuror (i zgjedhur nga shoqëria civile), Bujar Sheshi, anëtar prokuror (i zgjedhur nga Asambleja e Prokurorëve), Esmeralda Keshi, anëtar prokuror (i zgjedhur nga Asambleja e Prokurorëve, duke zëvendësuar mandatin e ish anëtarit, Gent Osmani). Nurihan Seiti, anëtar joprokuror (zgjedhur nga trupa e Avokatisë), Tartar Bazaj, anëtar joprokuror (zgjedhur nga trupa e Avokatisë), Besnik Cani, ish anëtar prokuror (zgjedhur nga Prokuroria e Shkallës së Parë, aktualisht vend vakant), kanë mandat 5 (pesë) vjeçar të siguruar nga shorti i hedhur në mbledhjen e parë të Këshillit, më datën 19 dhjetor 2018, ditë në të cilën kanë filluar të ushtrojnë detyrën si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mandati i tyre përfundon më datën 18 dhjetor 2023. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në faqen zyrtare të Këshillit.

Ashtu si për çdo organ kushtetues, pacënueshmëria e kohëzgjatjes së mandatit të anëtarit është kusht për pavarësinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkaq, pavarësia e Këshillit është kusht për realizimin e misionit të tij kushtetues që është garantimi i pavarësisë, llogaridhënies dhe meritokracisë në sistemin e prokurorisë.

(k.m/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dy vende vakande keshilli i larte i prokurorise perplasja kuvend-klp dy vende vakande keshilli i larte i prokurorise perplasja kuvend-klp

Sondazh

Poll