Politike

Reforma në Drejtësi/ Kim e paralelizon me udhëtimin në Valbonë: Është si të ngjitësh një malore, vendos një këmbë p

13 Tetor 2020, 10:35 Nga DOSJA
Reforma në Drejtësi/ Kim e paralelizon me udhëtimin në

TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim gjatë fjalës së saj në konferencën e nivelit të lartë anti-korrupsion, u ndal edhe tek Reforma në Drejtësi.

Reformën në Drejtësi ambasadosja përzgjodhi ta përshkruajë si një ngjitje në mal. Teksa solli shembullin e saj personal, Kim tha se për të ngjitur maloret nga Valbona drejt Thethit, iu desh të vendoste me kujdes këmbët njëra pas tjetrës. Më tej ajo tregoi se mund të dorëzohej nëse nuk do të kishte patur ndihmë ne kurajon e miqve pranë.

“Kur po ktheheshim nga Valbona drejt Thethit patëm mundësi të bënim një ngjitje malore, nuk ishte e lehtë por përmes ndihmës së guidës sonë, ne patëm mundësi që të vendosim një këmbë pas tjetrës, që të gjenim një hapësirë të fortë, dhe miqtë do të na jepnim një dorë kur donim të dorëzoheshim. Kur shoh reformën në drejtësi në Shqipëri është një çështje që ka të bëjë me të vendosurin një këmbë pas tjetrës, në një majë aq të thepisur. Korrupsioni është është një problem i madh, është një mal problemesh në Shqipëri, por hap pas hapi ne jemi duke bërë përparim. Dëshiroj të marr një çast para, është një çast për t’u shënuar e për t’u festuar, edhe pse jemi larg fitores. Keni qenë këmbëngulës, duke vendosur hap pas hapi drejt ngjitjes tuaj në mal.”, u shpreh Kim.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll