Politike

“Të mos heshtin”/ Basha thirrje mjekëve: Në të kundërt jeni bashkëpunëtorë me qeverinë!

13 Tetor 2020, 10:42 Nga DOSJA
“Të mos heshtin”/ Basha thirrje mjekëve: Në të

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë qytetarët për të përballuar pandeminë COVID-19. Gjithashtu, Basha apeloi që mjekët e spitaleve të mos heshtin dhe të mos bashkëpunojnë me qeverinë.

“Shqipëria e papërgatitur për valën e parë të pandemisë, pasojat i paguan qytetarët dhe ekonomia. Kapacitetet e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 kanë shteruar, vendet në spitale janë plotësuar 100%. Sistemi shendetesor eshte ne kolaps. Numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë. Paralajmërimet tona ranë në vesh të shurdhër. Kriza dhe braktisja nga shtet i ka bërë të varfërit të mjerë. I vetmi qe nuk ka mare asnje mase per krizen qe i ka trokitur ne dere eshte Edi Rama. Përfshirja e mjekut të familjes kërkon që Edi Rama të zgjidhë qesen për pandeminë, jo për PPP-të. U bëj thirrje edhe mjekëve dhe ekspertëve që kanë vënë fytyrën e tij si garanci, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpunëtorë.”-tha Basha. 

Lajmi kryesor: Shëndetësia/ Basha: Zgjeroni korpusin e trajtimit, të dy spitalet COVID janë të shteruar! Ramën e pret përgjegjësia penale nëse nuk zbaton planin me 5 pika!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike covid-19 lulzim basha covid-19 lulzim basha

Sondazh

Poll