Politike

Lufta anti-korrupsion, Soreca: Shqipëria ka ende mjaft punë për të bërë, duhen dënuar zyrtarët e lartë

13 Tetor 2020, 09:45 Nga DOSJA
Lufta anti-korrupsion, Soreca: Shqipëria ka ende mjaft punë për

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca në një konferencë për shtyp tha se Shqipëri ka ende punë për të luftuar korrupsionin. Në fjalën e tij, ambasadori është shprehur duhen dënuar të gjithë zyrtarët e lartë të përfshirë në afera korruptive duke kërkuar bashkëpunim nga të gjithë faktorët në vend. 

Me pak fjalë, Shqipëria ka ende mjaft punë për të bërë. Shqipëria ka ende punë për të bërë lidhur me ndjekjen penale dhe çështjet gjyqësore. Kemi parë dënime për zyrtarë të nivelit të ulët dhe të mesëm. Situata e korrupsionit vazhdon të jetë i shtrirë gjithandej edhe është shqetësim për BE. Kjo luftë kërkon vendime të formës së prerë për zyrtarë të lartë, pasi këtu kanë qenë shumë të ulët. Duhen këto dënime pasi qytetarët kanë nevojë të besojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin,“- tha Soreca.

PJESË NGA FJALA E SORECËS: 

Me pak fjalë, Shqipëria ka ende mjaft punë për të bërë. Shqipëria ka ende punë për të bërë lidhur me ndjekjen penale dhe çështjet gjyqësore. Kemi parë dënime për zyrtarë të nivelit të ulët dhe të mesëm. Situata e korrupsionit vazhdon të jetë i shtrirë gjithandej edhe është shqetësim për BE. Kjo luftë kërkon vendime të formës së prerë për zyrtarë të lartë, pasi këtu kanë qenë shumë të ulët. Duhen këto dënime pasi qytetarët kanë nevojë të besojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Kemi besim te SPAK-u. U përmend edhe lufta kundër pastrimit të parave. Kjo është një çështje e lidhur me historinë e Shqipërisë. Më shumë se 286 magjistratë që kanë kaluar, 62% janë larguar nga Vettingu. Procesi i Vettingut dhe rezultatet janë kyçe në luftën kundër korrupsionit. Ditën e shkuar kemi parë përparime në krijimin e shumë institucioneve të Drejtësisë. Kemi pasur drejtoreshën e BKH-së dhe Komisioni i Përzgjedhjes po përzgjedh edhe hetuesit. Roli i ILDKPI-së është i rëndësishëm në konflikimin e interesit. Presim të shohim deklarimet online. Me kënaqësi shoh që BE dhe SHBA janë partnerë. Situata e korrupsionit vazhdon të jetë i shtrirë gjithandej dhe shqetësim. Lufta kërkon përpjekje të strukturuara. Kjo është diçka që e kemi thënë nga raportet tona. Kemi parë që duhen këto dënime që shoqëria që askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Është premtuese kur shohim që kanë nisur hetimet ndaj 23 magjistratëve të djegur nga Vettingu. Raporti ynë vjetor ka kërkuar veprime të mëtejshme dhe refomat të vihen në zbatim. Sa i përkon anti-korrupsionit, BE ka investuar më shumë se 20 milionë euro dhe mbështetje me programe dhe kontratë në reformën e këtij sektori. Jam krenar që kemi mbështetur dhe shoqërinë civile. Këto ndërhyrje kanë dhënë kontributin e tyre në rekomandimet e dhëna nga Greco. Për vitet e ardhshme kemi shumë mundësira që mund të kontribuojmë. BE është dakord me përfundimet e GRECO-s dhe me kërshëri presim raportin e raundit të 5-të. Lufta ndaj korrupsionit fitohet nëse jemi së bashku. Nuk ka zgjidhje të shkurtër. Kërkon përpjekjet e të gjithë shoqërisë për të pasur këtë rënditje të qartë.

Deklarata u bë gjatë një konference për anti-korrupsionin në vend. Ambasadorët e huaj Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë përmendur investimet dhe kërkojnë ndëshkim të zyrtarëve të lartë. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama tha se ndëshkimi nuk mund të ndodhë pa spastrimin e sistemit në Drejtësi, duke kërkuar nga SPAK që të veprojë. Në fund për kreun e qeverisë, fajtor nuk ishin njerëzit por sistemi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konferenca anti-korrupsion 13 tetor 2020 luigi soreca konferenca anti-korrupsion 13 tetor 2020 luigi soreca

Sondazh

Poll