Politike

Korrupsioni në vend/ Soreca dhe Yuri Kim përmendin investimet: Dënoni zyrtarë të lartë. Rama: Politikanët s’janë të v

13 Tetor 2020, 09:34 Nga DOSJA
Korrupsioni në vend/ Soreca dhe Yuri Kim përmendin investimet:

TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ai i BE-së, Luigi Soreca, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u bënë sot bashkë në një konferencë që pati në fokus luftën kundër korrupsionit. Teksa ambasadorja amerikane tha se “korrupsioni në Shqipëri është bërë mal” dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca tha se “duhen dënime të formës së prerë për zyrtarët e korruptuar“, kryeministri Edi Rama sqaroi se nuk janë politikanët zyrtarët më të korruptuar në vend. Sipas tij, fajin e kanë magjistratët që kanë siguruar pandëshkueshmërinë ne vend duke ia kaluar “topin” SPAK-ut për hetimit dhe vendosjen e tyre pak prangave. Ndërkohë që ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se korrupsioni ka përfshirë edhe median, teksa shtoi se korrupsioni në shëndetësi në këto kohë është një “rrezik i lartë”. Ajo kërkoi rezultate duke shtuar se të gjitha investimet në Shqipëri janë bërë me paratë e taksapaguesve amerikane dhe jo për kënaqësi por me qëllimin që vendi ynë të kthehet në një parter strategjik për SHBA-të. 

Kurse, kryeministri Edi Rama tha se shqiptarët i kanë sytë nga Vettingu, dhe ende shprehin zhgënjim për rezultatet e procesit. Kryeministri tha se vendi ynë e ka sfiduar korrupsionin në administratë dhe se punësimi po zhvillohet përmes meritokracisë. Një vend në fjalën e tij zuri edhe vendimi për maskat. Rama shfrytëzoi konferencën, dhe theksoi se shpreson që kjo masë të gjejë zbatim për të shmangur në mbyllje të dytë. Sa i përket korrupsionit në administratë, numri një i qeverisë tha se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që i ka online 95% të shërbimeve që jep dhe se kjo është një mënyrë për të shmangur korrupsionin. Ndërkohë tek pikat ku ka probleme, si përshembull Kadastra e Vlorës, Rama ia ka vënë fajin sistemit, dhe jo punonjësve.

Nuk u la pa përmendur nga kryeministri edhe paketa anti-shpifje. Nga tryeza me ndërkombëtarët, ai u kërkoi ndihmë duke u shprehur se nëse nuk kalon do të jetë shumë pranë fundi i demokracisë dhe pa asistencën e tyre, Shqipëria nuk ia del dot e vetme. 

(K.M/J.V/F.G/Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca anti-korrupsion 13 tetor 2020 luigi soreca yuri kim edi rama konferenca anti-korrupsion 13 tetor 2020 luigi soreca yuri kim

Sondazh

Poll