Aktualitet

Prishja e banesave tek Bregu i Lumit/ Policët dhunojnë banorët, s’lejojnë mediet të raportojnë. Opozita kallëzim në Pr

17 Prill 2019, 05:45 Nga DOSJA
Prishja e banesave tek Bregu i Lumit/ Policët dhunojnë banorët,

TIRANË- Banorët e Bregut të Lumit janë ‘zgjuar’ sërish me zhurmën e fadromave që kishin shkuar për të prishur shtëpitë e tyre. Banorët kanë dalë që në orën 6:00 të mëngjesit për të protestuar kundër prishjes së 15 banesave. Ata janë mbështetur nga dy ish-deputetët Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari. Në zonë ka pasur edhe një numër i madh forcash policie. Mes efektivëve të shumtë Policisë ishte edhe Blerta Dervishi, e cila luftoi pak muaj më parë për të mbrojtur banesën e saj te “Petro Nini”.Banorët janë përplasur me policinë. Efektivët u kanë marrë telefonat banorëve dhe nuk kanë lejuar mediat të filmojë ngjarjen duke i detyruar që të raportojnë 100 metra larg. Një banore është goditur me shpullë nga një polic. Ky i fundit është tërhequr pasi kanë ndërhyrë edhe gratë e tjera. Të tjerë banorë u ngujuan në shtëpitë e tyre. Dhunë është ushtruar edhe nga ish-deputetit Balliu, ku një polic i ka vendosur dorën në fyt. Reagime kanë ardhur nga Veliaj dhe nga Basha. Kryebashkiaku i ka quajtur opozitarët fëmijë të llastuar politikanësh, ndërsa Basha ka denoncuar dhunën e përdorur. Nga ana tjetër, LSI ka kallëzuar penalisht drejtuesin e Komisariatit nr. 4, Agim Hoxha. 

ZHIVLLIMET ORË PAS ORE:

Ora 15:48- Dhuna ndaj protestueses, LSI kallëzon penalisht drejtorin e Komisariatit nr. 4

Pas dhunës së ushtruar ndaj një prej protestueseve tek Bregu i Lumit, LSI ka kallëzuar penalisht drejtorin e Komisariatit nr. 4, Agim Hoxha. 

Ora 15:27- Basha: Dhuna, fytyra e vërtetë e Edi Ramës

Pas përplasjes mes banorëve e policëve tek Bregu i Lumit një reagim ka ardhur nga kryedemokrati Lulzim Basha. Basha ka dënuar dhunën e përdorur gjatë protestës.

Ora 12:39 Banorët sipër çative, ngujohen brenda banesave që do prishen (FOTOT)

Banorët te Bregu i Lumit janë duke bërë rezistencë që banesat e tyre të mos prishen dhe ata janë ngujuar brenda shtëpive.

Ora 12:35- Veliaj ‘kapet’ me Balliun: Fëmijë të llastuar politikanësh pengojnë projektin

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar protestat e zhvilluara në zonën e Bregut të Lumit ku edhe po punohet për projektin e Bulevardit të Ri. Veliaj tha se Bulevardi i Ri po pengohet nga fëmijë të llastuar politikanësh dhe nga të fortë të opozitës.

Ora 10:27- Polici i fut duart në fyt ish-deputetit Balliu

Ish-deputeti Klevis Balliu është përplasur me policinë gjatë protestës në Bregun e Lumit. Njëri prej policëve i ka future duart në fyt ish-deputetit, ndërsa Braimllari ka ndërhyrë për t’i ndarë.

Ora 10:22- Balliu: Ai Erioni i Griseldës ku është? Bënte me barrë gratë e shokëve

Ish-deputeti Klevis Balliu i cili në një moment gjatë përplasjes së banorëve me policinë nuk kurseu edhe akuzat ndaj kreut të bashkisë Erion Veliajt. “Ai bënte me barrë gratë e shokëve, ai Erioni i Griseldës ku është?”, u shpreh Balliu.

Ora 10:13- Policia nuk lejon banorët të futen në banesa, i riu: Isha i shoqëruar, do marr rrobat

Policia është përplasur me banorët pasi ajo nuk lejon banorët të futen në banesat e tyre. Një banor është shprehur se do hynte në banesën e tij vetëm për të marrë rrobat pasi ishte i shoqëruar në komisariat por nuk është lejuar.

Ora 9:53- Policja Blerta Dervishi në krye të detyrës me banorët te Bregu i Lumit

Blerta Dervishi, efektivja e policisë e cila luftoi pak muaj më parë për të mbrojtur banesën e saj te “Petro Nini” sot është shfaqur si efektive policie te protesta te “Bregu i Lumit” ku ruan qetësinë dhe rendin.

Ora 09-19-Protestë te Bregu i Lumit/ Policia iu merr me dhunë telefonat banorëve që të mos filmojnë

Banorëve te Bregu i Lumit Policia i ka sekuestruar telefonat me dhunë dhe nuk i kanë lejuar banorët që të filmojnë.

Ora 08:48-Protesta te Bregu i Lumit/ Klevis Balliu: Policia po dhunon banorët, të reagojë Avokati i Popullit

Klevis Balliu ndodhet në protestën e banorëve të Bregu i Lumit dhe shprehet policia po dhunon protestuesit.

08:07-  Momenti kur polici dhunon banoren te Bregu i Lumit, shpullë në fytyrë, e ndalojnë gratë e tjera

Përplasje ka pasur mes banorëve dhe policisë te Bregu i Lumit pasi banorët nuk lejojnë që banesat e tyre të shemben. Në një moment një polic ka dhunuar një nga banoret duke e gjuajtur me shpullë.

Protestë te Bregu i Lumit pati edhe disa ditë më parë, ku policia arrestoi disa protestues dhe përdori gazin lotsjellës. Banesat te Bregu i Lumit po prishen në sajë të projektit të “Bulevardit të Ri”. Sqarojmë se banorët kërkojnë vetëm dëmshpërblim për banesat e tyre por edhe kjo iu është refuzuar nga bashkia Tiranë pasi sipas saj nuk kanë dokumentacionin përkatës. (Lexo këtu)

K.M.J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët përplasen me policinë polici dhunon banoren policia iu merr telefonat banorëve protesta te bregu i lumit 17 prill banorët përplasen me policinë polici dhunon banoren policia iu merr telefonat banorëve protesta te bregu i lumit 17 prill

Sondazh

Poll