Aktualitet

Ja si një video 3D mund të ndihmojë për rindërtimin e Notre Dame

17 Prill 2019, 09:28 Nga DOSJA
Ja si një video 3D mund të ndihmojë për rindërtimin e

FRANCE- Pas ngjarjes së ndodhur, të gjithë mendojnë se si do të rindërtohet një ndërtesë gotike me aq shumë detaje. Vendosur gjatë Revolucionit Francez, “Assasin’s Creed Unity”, mund të ndihmojë me rindërtimin e katedrales gati 850 vjeçare.

Një nga ideta më të mira që janë hedhur, janë videot 3D të skanuara më parë, që mund të jenë një ndihmesë e madhe për ndërtimin e katedrales Notre Dame.

“Loja 3D, ka skanuar katedralen Notre Dame në kaq shumë detaje sa kjo mund të ndihmojë në rindërtimin e katedrales”, ka shkruar Ştefan Teişanu, drejtor i Qendrës Kulturore Cluj në Rumani të martën.

Historianë të artit, kanë bërë një punë të pabesueshme, duke krijuar harta lazer 3D të hollësishme të katedrales Notre Dame, që mund të jenë absolutisht të rëndësishme në rikrijimin e kryeveprës kulturore.


Marrë dhe përshtatur nga: FoxNews

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet katedralja e notre dame rindërtimi video 3d katedralja e notre dame rindërtimi video 3d

Sondazh

Poll