Politike

Protestat tek Bregu i Lumit/ Veliaj ‘kapet’ me Balliun: Fëmijë të llastuar politikanësh pengojnë projektin

  • Polici i fut duart në fyt ish-deputetit Balliu
  • Balliu: Ai Erioni i Griseldës ku është? Bënte me barrë gratë e shokëve
  • Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se Bulevardi i Ri po pengohet nga fëmijë të llastuar politikanësh dhe nga të fortë të opozitës.
    Featured image of article: Protestat tek Bregu i Lumit/ Veliaj ‘kapet’ me Balliun: Fëmijë të llastuar politikanësh pengojnë projektin
    Përditësuar:

    TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar protestat e zhvilluara në zonën e Bregut të Lumit ku edhe po punohet për projektin e Bulevardit të Ri.

    Veliaj tha se Bulevardi i Ri po pengohet nga fëmijë të llastuar politikanësh dhe nga të fortë të opozitës.

    “Ju e dini fare mirë, ky është një qytet që ka vështirësitë e veta. Teksa flasim, po ecim me punimet per tek piazza e fundit e Bulevardit të Ri, por ka ende fëmijë teveqelë e te llastuar politikanesh dhe të fortësh të politikës shqiptare, që i bëjnë rezistencë ndryshimit, por ndryshimi do vijë. Edhe i paevitueshëm. Në mos do e sjellim ne, do e sjellë dikush që vjen pas nesh. Po më mirë ta sjellim ne që e kemi në dorë, sesa t’ia lëmë gjithmonë si gjobë një gjenerate tjetër”, tha Veliaj.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ditën e sotme  banorët kanë protestuar sërish kundër banesave të tyre. Pjesë e protestës ishte edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili u konfrontua edhe me policët. Banesat te Bregu i Lumit po prishen në sajë të projektit të “Bulevardit të Ri”. Sqarojmë se banorët kërkojnë vetëm dëmshpërblim për banesat e tyre por edhe kjo iu është refuzuar nga bashkia Tiranë pasi sipas saj nuk kanë dokumentacionin përkatës. 

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment