Aktualitet

Rikthimi i vizave/ Soreca: Asgjë s’ka ndryshuar, Holanda të flasë me statistika

17 Prill 2019, 09:22 Nga DOSJA
Rikthimi i vizave/ Soreca: Asgjë s’ka ndryshuar, Holanda të

Tiranë-  Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca është shprehur për kërkesën e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët,  se vijon udhëtimi i shqiptarëve pa viza në Evropë dhe se asgjë nuk ka ndryshuar.  Ai theksoi se Holanda duhet të flasë me statistika dhe të dhëna për problematikat. 

”Kjo do të thotë që është shumë e qartë për qeverinë shqiptare për integrimin e Shqipërisë në Be dhe çeljen e negociatave. Pra kemi rregullore dhe në bazë të kësaj rregullore, raporti do të kryhet në dhjetor të 2019. Që do të thotë në atë moment do të bëhet vlerësimi nëse Shqipëria ka marrë ato masa që i janë caktuar një vit më parë. Që do të thotë tani për tani KE do të bëjë vlerësimin në rast se apo kur qeveria të sjellë raportin e saj.  Për këtë çështje Komisioni Europian do të bëjë analizat e veta dhe shteti holandez do të sjellë raportin e tij. Në fakt është e rëndësishëm, është vetë qeveria holandeze, nuk është shprehur se ka një linjë të qartë me udhëtimin pa viza.

Do të nevojiten të dhëna dhe statistika që të arrihet kjo lidhje, që nuk është vërtetuar ende. Asgjë nuk ka ndryshuar. Vijon udhëtimi pa viza në zonën Shengen. Në I bëjmë thirrje si qeverinë shqiptare dhe holandeze që të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër krimit të organizuar. Shqipëria i ka plotësuar kërkesat për vizat”, u shpreh ai.

Ditën e djeshme Parlamenti Holandez,  ka votuar ‘PRO’  kërkesës së 5 grupeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV, (lexo këtu) që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kthimi i vizave per shqiptaret luigi soreca pralementi europian kthimi i vizave per shqiptaret luigi soreca pralementi europian

Sondazh

Poll