Aktualitet

Aleanca për Teatrin: Shkarkimi i rektorit për të ndërtuar kulla në Kampusin Universitar

17 Prill 2019, 10:13 Nga DOSJA
Aleanca për Teatrin: Shkarkimi i rektorit për të ndërtuar

TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e quan të paligjshëm shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, pasi neni 39 pika 10 e ligjit për Arsimin e Lartë parashikon se kjo ndodh vetëm për shkelje të rënda. Për më tepër, pas këtij shkarkimi, sipas Aleancës për Teatrin, fshihet një tjetër punë e pistë. Mbrapa kësaj është si gjithmonë Erjon Veliaj, i cili ka në plan që në truallin e Kampusit Studentor, të bëjë një marrëveshje koncesionare si tek Teatri Kombëtar. Trualli do t’i jepet një ndërtuesi, i cili do të ndërtojë disa Kulla dhe një pjesë e ndërtimit do të shkojë për studentët. Ja cfarë shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

€rioni, Universiteti, reforma në drejtësi, dhe kullat e radhës

Një nga lajmet e rëndësishme të javës ka qenë shkarkimi i Rektorit të Universitetit të Tiranës nga Ministrja e Arsimit. Shkarkimi është qartësisht i paligjshëm. Ligji i miratuar nga vetë qeveria thotë se rektorët zgjidhen me votë, e shkarkohen vetëm për “shkelje të rënda” (pra për abuzime apo krime më të rënda). Konflikti në UT ka të bëjë me kompetencat e Rektorit dhe Administratorit (të zgjedhur nga Bordi, por praktikisht nga qeveria). E gjitha është një çështje që zgjidhet në gjykatë, e jo një “shkelje e rëndë”. Pra Ministrja është në thyerje të ligjit, por për aq kohë sa nuk ka gjykata, ashtu si në rastin e Teatrit, ajo vazhdon në rrugën e saj.

Por në këtë problem, është vënë re edhe aktivizimi i Erion Veliajt, ashtu si në debatin me Rektorin e Universitetit Bujqësor. Megjithëse Rektori i UBT u tërhoq përballë shantazhit, publiku kuptoi se problemi nuk qëndronte thjesht në ndërtimin e një shkolle të re 9-vjecare, por te përdorimi i truallit përtej shkollës për një kompleks kullash.

Në thelb, debati me Rektorin e UT është i njëjti, e prandaj Erion Veliaj ka filluar të përfshihet në të. Prej kohësh qeveria po përpiqet të përdorë truallin sportiv të Qytetit Studenti për të ndërtuar “një kampus me koncesion” – pra, një kompleks kullash ku UT do përfitojë disa godina por shumica e truallit dhe fitimit i shkon kompanisë private. Bëhet fjalë për një hapësirë të konsiderueshme trualli publik, pranë Parkut të Liqenit dhe Unazës së Madhe, e vlefshme për klientët e qeverisë. Por deri tani, për arsye të paqarta, Rektori e ka refuzuar këtë plan.

Duke shfrytëzuar pseudo-debatin për universitetet, ku qeveria nuk ka përmbushur asnjë premtim, si dhe mungesën e gjykatave, Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë vendosur të shkarkojnë në shkelje të ligjit Rektorin dhe ti hapin rrugë planit të tyre.

Është gjithmonë e njëjta skemë: kapet një truall publik, kërcënohen e shantazhohen personat e interesuar, përdoret mungesa e gjykatave për vendime anti-ligjore, me qëllim grabitjen e truallit për interesa të miqve të tyre. Njësoj si me Teatrin, Stadiumin, 7 Xhuxhat, Rama dhe Veliaj duan të grabisin edhe një truall tjetër publik!!!

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini  pezulloi nga detyra, pak ditë më parë rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, për mungesë bashkëpunimi. Vetë Koni e cilësoi këtë një ndërhyrje në shkelje të ligjit, ndërkohë që përplasja mes tij dhe qeverisë Rama i ka rrënjët më thellë, në një debat të iniciuar gati 2 vite më parë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per teatrin erion veliaj ndertimi i kullave ne kampusin universitar shkarkimi i mynyr konit aleanca per teatrin erion veliaj ndertimi i kullave ne kampusin universitar shkarkimi i mynyr konit

Sondazh

Poll