Debati për komunizimin/ Agron Tufa padit Spartak Brahon
17 Prill 2019, 09:57Nga DOSJA
TIRANË– Profesori dhe shkrimtari i njohur, Agron Tufa, ka paditur deputetin socialist Spartak Brahon.
Debati mes tyre ka nisur në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku deputeti socialist Spartak Braho ka akuzuar pedagogun dhe shkrimtarin Agron Tufa, se po nxin historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj. Braho madje kërcënoi Tufën se do kërkojë shkarkimin e tij.
Më pas, Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa i është përgjigjur sërish deklaratave të deputetit të PS-së, Spartak Brahos duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendi. Gjithashtu Tufa, me anë të një postimi në rrejetet sociale, ka publikuar një dokument që tregon dënimin kapital të dhënë gjatë komunizmit nga Spartak Braho.
Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) u aprovua nga Parlamenti i Shqipërisë me Vendim nr 10242 ne 25 shkurt 2010 si “institut qendror publik i pavarur” dhe ka statusin e personit ligjor. Eshte i financuar me buxhetin e shtetit.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GJIROKASTËR– Një aksident ka ndodhur sot në aksin Gjirokastër-Tepelenë pranë urës së Urës së Virotit.Një mjeti tip “Benz” është përplasur me një makinë të ...
FRANCE- Pas ngjarjes së ndodhur, të gjithë mendojnë se si do të rindërtohet një ndërtesë gotike me aq shumë detaje. Vendosur gjatë Revolucionit Francez, “...
Tiranë- Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca është shprehur për kërkesën e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët, se vijon udh...
Tiranë- Tensione ka sot te protesta e banorëve te Bregu i Lumit. . Banorët që prej orës 06:00 kanë nisur protestën e tyre, ku nuk kanë munguar edhe tensionet m...
Tiranë- Tensione ka te protesta e Bregut të Lumit. Policia është përplasur me banorët pasi ajo nuk lejon banorët të futen në banesat e tyre. Një banor, Avdi Pe...
TIRANË– Ditën e sotme në orën 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të rishqyrtojë vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatë...
Tiranë- Blerta Dervishi, efektivja e policisë e cila ishte në qendër të vëmendjes pak muaj më parë për banesën e saj te “Petro Nini”, sot është shfaqur në krye ...