Politike

Përplasja mes banorëve e policëve tek Bregu i Lumit, Basha: Dhuna, fytyra e vërtetë e Edi Ramës

  • Polici i fut duart në fyt ish-deputetit Balliu
  • Polici dhunon banoren te Bregu i Lumit, shpullë në fytyrë, e ndalojnë gratë e tjera
  • Pas përplasjes mes banorëve e policëve tek Bregu i Lumit një reagim ka ardhur nga kryedemokrati Lulzim Basha. Basha ka dënuar dhunën e përdorur gjatë protestës.
    Featured image of article: Përplasja mes banorëve e policëve tek Bregu i Lumit, Basha: Dhuna, fytyra e vërtetë e Edi Ramës Kryedemokrati Lulzim Basha

    TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjes mes banorëve e policëve tek Bregu i Lumit.

    Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se personi që goditi gruan që po protestonte kundër prishjes së banesës së saj është shefi i komisariatit 4, Agim Hoxha. Gjithashtu Basha denoncoi faktin që gjatë protestës u goditën edhe përfaqësuesit e opozitës, të cilët ishin në mbështetje të banorëve te dëbuar.

    “Dhunuesit që shqiptarët panë sot duke rrahur një grua të dëbuar me forcë nga shtëpia e saj, dhe duke goditur përfaqësuesit e opozitës në mbështetje të banorëve te dëbuar, janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës.”

    Basha i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ngrihen kundër kryeministrit Edi Rama pasi sipas tij, ai nuk mund ta mbajë me dhunë pushtetin.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    POSTIMI I PLOTË:

    Ditën e sotme banorët kanë protestuar sërish kundër banesave të tyre. Banesat te Bregu i Lumit po prishen në sajë të projektit të “Bulevardit të Ri”. Sqarojmë se banorët kërkojnë vetëm dëmshpërblim për banesat e tyre por edhe kjo iu është refuzuar nga bashkia Tiranë pasi sipas saj nuk kanë dokumentacionin përkatës.

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment