Aktualitet

Vrau biznesmenin britanik / Elton Sefa, shqiptari i parë që ekstradohet drejt Anglisë

17 Prill 2019, 08:35 Nga DOSJA
Vrau biznesmenin britanik / Elton Sefa, shqiptari i parë që

DURRËS– Ekstradohet në Angli Elton Sefa, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit, John Woodward.

23-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për vrasjen e biznesmenit britanik në 17 prillit të vitit të kaluar.

Familjarë të 23-vjeçarit dhe avokati mbrojtës kanë mohuar akuzat me argumentin se Sefa ka probleme të theksuara mendore dhe sipas tyre nuk është përgjegjës për veprimet e tij. 

Vendimi për Sefën, u mor në seancën gjyqësore të mbajtur dy ditë më parë në Durrës duke e bërë atë shqiptarin e parë të ekstraduar në Angli. Pavarësisht deklaratave të familjarëve dhe mbrojtjes së avokatit, Gjykata nuk pranoi kërkesën e mbrojtjes për ekzaminim ligjor dhe vendosi për ekstradimin e tij në Angli.

I riu shqiptar, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj – Shijak, akuzohet se vitin e shkuar vrau një ndërtues britanik, në një ndërtesë në rikonstruksion në Londrën Qendrore.

Sefa e goditi disa herë me sende të forta në kokë britanikun, i cili po punonte për riparimin e çatisë së një ndërtese në zonën qendrore të kryeqytetit britanik. Siç shkruajnë mediat britanike, krimi kishte ndodhur pas një zënke për motive të dobëta.

Fillimisht u mendua se 47-vjeçari John Woodward ra nga aksidentalisht nga çatia e ndërtesës në zonën e Hatton Garden. Por nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezultoi se shkaku i vdekjes kishte qenë goditja që 47-vjeçari kishte marrë pas koke pikërisht nga shqiptari, për motive që mbeten ende të paqarta.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet angli ekstradohet ne angli shqiptari elton sefa shqiptari ne angli angli ekstradohet ne angli shqiptari elton sefa shqiptari ne angli

Sondazh

Poll