Aktualitet

Tensione te Bregu i Lumit/ Policia nuk lejon banorët të futen në banesa, përplasen ish-deputetët me policinë

17 Prill 2019, 08:13 Nga DOSJA
Tensione te Bregu i Lumit/ Policia nuk lejon banorët të futen në

Tiranë- Tensione ka te protesta e Bregut të Lumit. Policia është përplasur me banorët  pasi ajo nuk lejon banorët të futen në banesat e tyre. Një banor, Avdi Peposhi është shprehur se do hynte në banesën e tij vetëm për të marrë rrobat pasi ishte i shoqëruar në komisariat por nuk është lejuar. Ndërkohë ka nisur prishja e banesave në këtë zonë.

”Do të nxjerr rrobat e shtëpisë.  Ore jeni në terezi ju ore? Me lini të shpëtoj rrobat ore?  Pse nuk na leni mor burrë?  Na i sillni Erionin e Griseldës këtu. Ose isha i shoqëruar, isha në Komisariat.”, u shpreh Avdi Peposhi.

Por nuk u lejua nga policia. Këtu nis edhe përplasja mes policisë dhe banorëve por policët të shumtë në numër krijuan një gardh të cilin banorët nuk e çanë dot.

Por të pranishëm aty ishin edhe dy ish-deputetët, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari, të cilët u përplasën me policinë.

Ish-deputeti Klevis Balliu i cili në një moment gjatë përplasjes së banorëve me policinë nuk kurseu edhe akuzat ndaj kreut të bashkisë Erion Veliajt. “Ai bënte me barrë gratë e shokëve, ai Erioni i Griseldës ku është?”, u shpreh ish-deputeti Klevis Balliu ndaj kreut të bashkisë. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet avni peposhi klevis balliu avni peposhi klevis balliu

Sondazh

Poll