Aktualitet

Protestë te Bregu i Lumit/ Policia iu merr me dhunë telefonat banorëve që të mos filmojnë

  • Tensione te Bregu i Lumit/ Fadromat shkojnë për të shembur shtëpitë, polici dhunon banoren, iu sekuestrohen telefonat (VD)
  • Banorëve te Bregu i Lumit Policia i ka sekuestruar telefonat me dhunë dhe nuk i kanë lejuar banorët që të filmojnë.
    Featured image of article: Protestë te Bregu i Lumit/ Policia iu merr me dhunë telefonat banorëve që të mos filmojnë Foto nga protesta
    Përditësuar:

    Tiranë- Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm banorët e Bregut të Lumit kanë dalë në mbrojtje të banesave të tyre. Ata kërkojnë që shtëpitë e tyre të mos shemben ose përndryshe bashkia t’i dëmshpërblejë ata.

    Nga ana tjetër fadromat kanë nisur punën për prishjen e banesave dhe aty ka pasur edhe një përplasje mes banorëve dhe protestuesve. Një video e siguruar edhe nga Dosja.al tregonte momentin kur një polic dhunonte një banore dhe e goditi edhe në shpullë në fytyrë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Duhet të themi se janë të shumtë në numër forcat e policisë te Bregu i Lumit të cilat kanë sekuestruar me dhunë edhe telefonat e disa banorëve që ata të mos filmonin.  Në protestë ndodhet edhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili shprehet se policia po dhunon banorët. (lexo këtu)

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment