Politike

6 Tetor 2020, 13:05 Nga DOSJA

TIRANE– Në një prononcim për mediat, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar në lidhje me lajmin që ka qarkulluar mbi rikthimin e regjimit të vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë, duke e cilësuar atë si plotësisht të pavërtetë.

Cakaj theksoi se nuk bëhet fare fjalë për rikthim të vizave apo për plotësim të formularëve të vizave, por bëhet fjalë vetëm për plotësimin e një formulari online, i cili që do të gjenerojë autorizimin për udhëtim brenda pak minutash.

Të gjithë shtetasit shqiptarë ta kenë parasysh një gjë fare qartë dhe mirë: Nuk do të ketë rikthim vizash për ta dhe ata do të mund të lëvizin lirshëm, pa asnjë pengesë në të gjithë hapësirën e Bashkimit Evropian, ashtu siç bëjnë sot. Çdo përpjekje për të interpretuar zbatimin e sistemit ETIAS si rikthim vizash për Shqipërinë, ose dështim i Shqipërisë në rrugën evropiane është thjesht i pasaktë, thënë në mënyrën më të butë të mundshme.” – përfundoi Cakaj fjalën e tij.

Ministri në detyrë Cakaj informoi se nuk bëhet fjalë për një praktikë që do të aplikohet ekskluzivisht për Shqipërinë, por kjo është një praktikë që do të përfshijë një listë të gjatë të shteteve të ndryshme. Ky sistem do të hyjë në fuqi nga një janari i vitit 2023, por edhe kjo mbetet një çështje e hapur, duke marrë parasysh faktin se Bashkimi Evropian, zbatimin e këtij sistemi e diskuton që nga viti 2016.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj programi i vizave etias rikthimi i vizave gent cakaj programi i vizave etias rikthimi i vizave

Sondazh

Poll