Politike

Rama: Rritja ekonomike në vitin 2021 do të jetë 6%!

6 Tetor 2020, 12:23 Nga DOSJA
Rama: Rritja ekonomike në vitin 2021 do të jetë 6%!

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka parashikuar sot se rritja ekonomike në vitin 2021 do të jetë mbi 6%. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Rama tha se buxheti i ri do të bëhet publik javën e ardhshme. “Rritja ekonomike nuk do të jetë 12%, s’di ku ka dalë kjo. Do jemi rrotull 6% vitin tjetër. Buxheti do të jetë publik se ka marrë fond përfundimtare. Javën tjetër kemi kohë të diskutojmë.”

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar skemën e re të pagave të rritura për mjekët dhe mësuesit. 40% për mjekët dhe 15% për mësuesit, është skema e vendosur nga qeveria. Rama foli për një ndryshim të taksës progresive javën e ardhshme dhe siguroi se paga e re me 30 mijë lekë të reja hyn në fuqi më 1 janar 2021.

 

Lajmi kryesor: ‘Ekonomia’/ Rama: Rrisim rrogat me 40% për mjekët dhe 15% për infermierët, zgjeruam fondin, paga e re minimale hyn në fuqi më 1 janar 2021! 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rritja ekonomike per 2021 edi rama rritja ekonomike per 2021

Sondazh

Poll