Politike

Mungesë mjekësh? Rama hedh poshtë akuzat: Larg qoftë të kishte rënë COVID-i 7 vite më parë, ju ftoj të shihni investim

6 Tetor 2020, 12:04 Nga DOSJA
Mungesë mjekësh? Rama hedh poshtë akuzat: Larg qoftë të

TIRANE- Kryeministri Edi Rama kundërshtoi pyetjen e gazetares Ambrozia Meta në lidhje me mungesën e mjekëve në Shqipëri dhe investimet përmes Partneritetit Publik Privat. Rama tha se Shqipëria ka një sistem të ngritur shëndetësor dhe se PS ka bërë në 7 vite, në aparatura dhe infrastrukturë, atë që nuk është bërë për vite me radhë.

 

“Shqipëria sot ka mjekë. Nuk kemi mungesë mjekësh në sistemin shëndetësor. Ndryshe nga atëherë që hyje në spital dhe s’dalloje dot mjekun nga i sëmuri dhe infermieri, se as uniforma s’kishte. Para kamerave tuaja dilnin njerëzit nëpër gardhe duke kërkuar ilaçe. Larg qoftë të kishte rënë COVIDi- 7 vite përpara. Përsa i përket PPP, unë ju ftoj edhe njëherë të shihni investimet. Janë investime të kompanive private që shlyhen pjesë pjesë nga shteti. Nëse s’do të kishim këto investime, s’do të jepnim dot ato shërbime. Kemi bërë për shëndetësinë në aparatura dhe infrastrukturë, atë që nuk është bërë për .. sa vite të duash vini, 20-30-40. Te shëndetësia unë them të mos hyjmë për të kërkuar keq, se aty vetëm çdo ditë kurohet e keqja”-tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar skemën e re të pagave të rritura për mjekët dhe mësuesit. 40% për mjekët dhe 15% për mësuesit, është skema e vendosur nga qeveria. Rama foli për një ndryshim të taksës progresive javën e ardhshme dhe siguroi se paga e re me 30 mijë lekë të reja hyn në fuqi më 1 janar 2021.

Lajmi kryesor: ‘Ekonomia’/ Rama: Rrisim rrogat me 40% për mjekët dhe 15% për infermierët, zgjeruam fondin, paga e re minimale hyn në fuqi më 1 janar 2021! 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 6 tetor 2020 sistemi shendetesor edi rama rama me gazetaret 6 tetor 2020 sistemi shendetesor

Sondazh

Poll

Politike 6 Tetor 2020, 11:00

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar listën me emrat e 97 deputetëve që një ditë më parë votuan pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Sipas Metës, ...