Politike

Deklaratat e Vulin, Rama: Është fatkeqësi natyrore në trajtën e një ministri, pres që Vuçiç të kërkojë ndjesë, amba

6 Tetor 2020, 12:19 Nga DOSJA
Deklaratat e Vulin, Rama: Është fatkeqësi natyrore në

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish deklaratat e ministrit serb, Aleksandër Vulin. Kryeministri tha se Vulin është një fatkeqësi natyrore, për të cilën presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, duhet të kërkojë ndjesë. Rama tha se Ministria e Jashtme ka përgatitur edhe notë proteste, e po ashtu nuk la pa thumbuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta.

“Përsa i përket fatkeqësisë natyrore që zbulova se ndodhet në qeverinë e Serbisë, në trajtën e një ministri, unë them se vazhdoj pres që presidenti i Serbisë të kërkojë në emër të Republikës së Serbisë, ndjesë për atë fatkeqësi natyrore. E mirëkuptoj që mund të mos ketë fuqi mbi atë fatkeqësi por ta mbajë për vete dhe Serbinë. MPEJ ka vijuar me procesin dhe ambasadori do të thirret për t’i bërë notë verbale, vënien në dijeni të shtetit serb, se asnjë gojë e shthurur në qeverinë e Serbisë, nuk mund të lëndojë qeverinë e Serbisë, apo figurën e një ministri apo kryeministri. Se po qe puna për Edi Ramën, ju e dini që këta më stimulojnë dellin e polemikës. Por më3 mjaftojnë fatkeqësitë natyrore që kemi këtu, në trajta presidentësh dhe ish. Këta edhe i mbaj, por një fatkeqësi në Serbi se mbaj dot, ta mbaj ai atje dhe të kërkojë ndjesë Shqipërisë.”-tha Rama. 

Disa ditë më parë, pas mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, u alarmua pas deklaratës së Ramës për ‘Shqipërinë e madhe’ dhe hapjen e kufijve, dhe thoshte se ky plan është një katastrofë që vetëm serbët mund ta ndalin. Kjo solli reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi Vuçiç ta dënonte  deklaratën, duke e cilësuar si një shfaqje të metë. Por sërish, Vulin s’i ka ndalur replikat. Ministri serb ofendoi sërish kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai mbahet mend për çorape të shqyera dhe jo për ide të shkëlqyera.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksader vulin edi rama rama me gazetaret 6 tetor 2020 aleksader vulin edi rama rama me gazetaret 6 tetor 2020

Sondazh

Poll