Politike

PD-ja padit vëllanë e Ulsi Manjës dhe drejtorin e spitalit të Peshkopisë Artan Bitri, Alibeaj: Po detyrojnë njerëzit të

6 Tetor 2020, 12:39 Nga DOSJA
PD-ja padit vëllanë e Ulsi Manjës dhe drejtorin e spitalit

TIRANË– Partia Demokratike ka blrë me dije se ka paditur drejtorin e Spitalit të Peshkopisë, Artan Bitri, bashkë me vëllain e Ulsi Manjës gjithashtu, Hasan Manja, të Kujdesit Shëndetësor. Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj, bëri me dije se Bitri dhe Manja po detyrojnë njerëzit të votojnë për Partinë Socialiste, duke u mbledhur kartat e identiteti të stafit mjekësor dhe duke shpërndarë formularët e Partisë Socialiste.

Vetëm pak orë pasi kryeministri Edi Rama, Alibeaj bëri me dije paditjen e Bitrit dhe Manjës teksa publikoi dhe një video nga emisioni “Stop”, ku shihet se si gra, pjesë të stafit mjekësor në Peshkopi shprehen se u është kërkuar të dorëzojnë kartat e identitetit.

Alibeaj shton se ndërkohë që Rama flet për rritje pagash, mjekët dorëzojn mjetet e identifikimit, të drtyruar të votijnë për të.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

6 muaj përpara largimit me votë plebishitare, Edi Rama po bën çdo gjë për të deformuar vullnetin e shqiptarëve në zgjedhje. Është kapur sërish në flagrancë duke shkelur ligjin. Dhe sërish në Peshkopi, aty ku ndodhi “tërmeti” i vjedhjes së votave, që të gjithë e kanë parë përmes dosjes 189. Emisioni investigativ “STOP” ka sjellë fakte të pakundërshtueshme se krimi elektoral është kryer në spitalin e Peshkopisë. Me urdhër të drejtorit Artan Bitri, stafit spitalor i janë mbledhur kartat e identitetit. Arsyen tani e ka marrë vesh i madh dhe i vogël: duan të pengojnë njerëzit të votojnë në zgjedhje ose të devijojnë votën e tyre. Një pjesë nga investigimi i “Stop”-it tregon skemën kriminale të Partisë Socialiste në Peshkopi. Skema e mbledhjes së kartave të identitetit, duke kërcënuar nënat, gratë, kryefamiljarët me bukën e fëmijëve është kriminale. Ajo ka për të dështuar. Njësoj siç dështoi në mënyrë spektakolare skema për ndryshimin e qendrave të votimit të mijëra e mijëra votuesve në të gjithë vendin, pas denoncimit në emisionin tjetër investigativ “Boom”. Edi Rama, që sot flet për rritje pagash, për ulje taksash, për investime dhe vende pune e ka provuar veten në këto 7 vjet që është një mashtrues i rëndomtë dhe një politikan i pabesë. Ai nuk ka për të mbajtur asnjë premtim, siç nuk mbajti premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës, premtimin për shëndetësinë falas, për legalizimet falas, për uljen e taksave dhe rritjen e pagave dhe pensioneve këto 8 vjet. E vetmja strategji elektorale e tij është mashtrimi, kërcënimi i administratës, bashkëpunimi me kriminelët. E ka të kotë! Asnjë nga këto nuk ka për t’i ecur. As makinacionet e tij në parlament, as shpërndarja e formularëve te administrata, as mbledhja e kartave të identitetit. Si fillim, Drejtori i Spitalit të Peshkopisë, Artan Bitri, do të dërgohet menjëherë për ndjekje penale. Vëllai i Ulsi Manjës gjithashtu, Hasan Manja, i Kujdesit Shëndetësor do të kallëzohet në prokurori për shkeljen e ligjit. Vëllai i Kryetarit të Komisionit të Ligjeve ka shpërndarë formularin e Partisë Socialiste tek mjekët, infermierët dhe stafi shëndetësor në Dibër, duke i detyruar të gjejnë njerëz për të votuar për Edi Ramën. Kjo është plotësisht e ndaluar nga ligji dhe këta të dy do të përballen me drejtësinë. Çdo person tjetër që do t’i bindet këtij pushteti të kalbur për të ndryshuar vullnetin e shqiptarëve ne zgjedhje nuk ka për t’i shpëtuar drejtësisë. Në 26 prill, Edi Rama nuk do të ketë fuqi të mbrojë askënd!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj pd padit bitrin dhe manjen enkelejd alibeaj pd padit bitrin dhe manjen

Sondazh

Poll