Politike

Pensionistët duhet të presin 2021/ Rama s’pranon të flasë për Metën: Nuk hyn tek zhvillimi ekonomiko-social i vendit, ë

6 Tetor 2020, 12:10 Nga DOSJA
Pensionistët duhet të presin 2021/ Rama s’pranon të

TIRANE- Kryeministri Edi Rama siguroi pensionistët se do të duhet të presin vitin 2021 për rritje të pensioneve. Rama ia la përgjigjen ministrave Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj dhe më pas e mori fjalën vetë. I pyetur për raportin me Metën, Rama nuk pranoi të përgjigjej, por nuk e la pa shigjetuar.

 

Arben Ahmetaj: Ju i bëtë dy gjëra bashkë. Taksën progresive dhe taksën 9% tek tatim-fitimi. Praktikisht favorizohet biznesi i madh me një lëvizje të 9%. Vetëm me këtë lëvizje. 46 milionë dollarë për këtë lëvizje, aq shkojnë për ndihmën ekonomike. Pra do të thotë që me ndihmën ekonomike, e merr dhe ia jep një tjetër personi. Taksa progresive kthen 120 mln dollarë nga xhepi. Duhet vetëm ta korrektojmë.

Anila Denaj: Pensionet kanë parimin kush kontribuon më shumë, merr më shumë. Kemi bërë indeksimin.

Edi Rama: Vitin e ardhshëm kemi 26 mln dollarë më shumë. Pyetje të tjera se raportin e KE nuk e kam parë, ndërsa Ilir Metën, nuk lidhet me asnjë çështje të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit; Mund të trajtohet si problem për ekonominë, por jo për fokusin e paketës sonë.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar skemën e re të pagave të rritura për mjekët dhe mësuesit. 40% për mjekët dhe 15% për mësuesit, është skema e vendosur nga qeveria. Rama foli për një ndryshim të taksës progresive javën e ardhshme dhe siguroi se paga e re me 30 mijë lekë të reja hyn në fuqi më 1 janar 2021.

Lajmi kryesor: ‘Ekonomia’/ Rama: Rrisim rrogat me 40% për mjekët dhe 15% për infermierët, zgjeruam fondin, paga e re minimale hyn në fuqi më 1 janar 2021! 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta rama me gazetaret 6 tetor 2020 rritja e pensioneve edi rama ilir meta rama me gazetaret 6 tetor 2020 rritja e pensioneve

Sondazh

Poll