Politike

Meta falenderon intelektualët në SHBA, Europë, Kanada, Australi/ Presidenti ngre shqetësimin: Demokracia sot është në rre

6 Tetor 2020, 12:59 Nga DOSJA
Meta falenderon intelektualët në SHBA, Europë, Kanada, Australi/

TIRANE– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me kontributin që po japin vendet si SHBA, Europa, Kandaja, Australia e kushdo tjetër, që sipas tij nuk po heshtin por po mundohen që të shpëtojnë demokracinë në Shqipëri.

Meta ka shoqëruar shkrimin e tij me një editorial të bërë nga Frank Shkreli me titull: ‘Turpi në radhët e të paturpshëmve’ që flet për miratimin e Kodit Zgjedhor në parlament që u bë ditën e djeshme. Meta shkruan se demokracia në vend është më në rrezik se asnjëherë mirëpo do të triumfojë së bashku me sovranin.

Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ka shkaktuar reagime të ashpra nga faktorët shqiptarë dhe ndërkombëtarë. SHBA me gjuhë të fortë akuzon kryeministrin Edi Rama se ka ndryshuar rregullat e lojës. Ndërsa eurodeputeti Michael Gahler ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta që të kthejë në Kuvend ligjin. Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha është i bindur në fitoren e opozitës pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndryshimet ne kodin zgjedhor reagon ilir meta ndryshimet ne kodin zgjedhor reagon ilir meta

Sondazh

Poll