Politike

“A do na lesh me çdoganue a jo”/ Biznesmeni e pyet për importin, Bashës i ‘ngec shiriti’ tek xhiroja vjetore, Rama nx

6 Tetor 2020, 12:24 Nga DOSJA
“A do na lesh me çdoganue a jo”/ Biznesmeni e pyet për

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet një prej bashkëbisedimeve të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me biznesin e vogël. 

Videoja është shkëputur nga një prej takimeve të Bashës në Shkodër, ku dëgjohet që një biznesmen e pyet kryedemokratin për çdoganimin dhe importin, kursa Basha i kthen një përgjigje që nuk ka lidhje me pyetjen.

E vetmja fjalë që përsërit Basha është: Nëse je nën 140 milionë lekë, je biznes i vogël

Pjesë nga biseda në video

Biznesmeni: Kam dëgjuar paketën e 140 milionë lekëve, ne kemi të drejtë me importue apo jo?

Lulzim Basha: Të gjitha aktivitetet. Kur xhiroja nuk kalon 140 milionë lekëve, quhesh biznes i vogël.

Biznesmeni: Importin me e bo vetë?

Lulzim Basha: Gjithçka….çdo aktivitet, nuk ka ndalim aktiviteti, përsa kohë që xhiroja nuk kalon 140 milionë xhiro, quhet biznes i vogël

Biznesmeni: A do na lesh me çdoganue apo jo?

Lulzim Basha: Edhe njëherë ç’a ka nën 140 milionë lekë, je biznes i vogël…

Ah ta marrsha t’keqen thonë shkodranët???,”- shkruan Rama krah videos.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne shkoder edi rama lulzim basha basha ne shkoder edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll