Politike

Rudina Hajdari prezanton projektin e ri me emrin NISMA: Eja regjistrohu dhe ti, nëse dëshiron të ndryshosh Shqipërinë, t’

6 Tetor 2020, 12:48 Nga DOSJA
Rudina Hajdari prezanton projektin e ri me emrin NISMA: Eja regjistrohu dhe ti,

TIRANË– Deputetja Rudina Hjadari ka prezantuar projektin me emrin ‘Nisma’, me të cilin pretendon të futet në garën e 25 prillit. Përmes një statusi në rrjetet scoaile, Hajdari shkruan se kushdo që dëshiron të anëtarësohet tek Nisma, të klikojnë tek rudinahajdari.al.

Sipas Hajdarit çdo intelektual dhe qytetar e kupton se 30 vite janë mjaftueshëm për ta ndryshuar këtë vend. Deputetja shton se meqë ata që kanë qenë në pushtet nuk e kanë bërë këtë gjë, duhen larguar, bashkë me partitë e tyre, të cilat i quan SH.P.K..

3-4 persona, kryetarë të disa partive të vjetra dhe totalisht të mbyllura e në shërbim të vetëm pak familjeve në Shqipëri, ia kanë dalë të sundojnë vendin për 30 vite duke e lënë atë dhe shqiptarët në varfëri dhe duke ia zhvatur pasuritë e pamasa, nëpërmjet metodës përca e sundo. Duke na përcarë, ca në të djathtë e ca në të majtë, ca në të kuq e ca në blu e duke na vënë kundër njëri tjetrit, ata ia kanë dalë ta devijojnë vëmendjen e njerëzve nga armiku i vërtetë. Kështu teksa ne jemi marrë me njëri tjetrin, duke u përleshur me flamujtë e partive të tyre shpk, ata kanë vazhduar të qetë e në bashkëpunim grabitjen e pasurisë kombëtare. Nëse duam që kombi të prosperojë, që fëmijët të mos i cojmë më emigrant, që të këmi vende pune dhe mirëqënie, do duhet të bashkohemi përtej tyre. Duhet ta shohim në sy të keqen dhe të përballemi me të. Sigurisht që kjo kërkon guxim dhe sakrificë e nuk është rrugë e lehtë, por unë jam e bindur që kjo do të ndodhë. E shoh në sytë e cdo profesionisti, të riu dhe të reje, punëtori e intelektuali që përditë po i bashkohet NISMËS! Sepse të gjithë e dimë që 30 vite ishin mjaftueshëm më këtë klasë politike, mjaftueshëm për të kuptuar që na kanë mashtruar qysh prej fillimit. Mjaftueshëm për ti braktisur përgjithnjë! Eja bashkohu me ne! Mund të takohemi bashkë për të folur më gjatë nëse regjistrohesh te www.rudinahajdari.al Forca,”- shkruan Hajdari krah një fotoje ku shihet teksa takon një qytetare.

Deputetja sot ishte në qendër të mediave, pasi Pano Soko lajmëroi se Nisma Thurje e ka ndërprerë bashkëpunimin me deputeten por do e vazhdojë garën më 25 prill. Hajdari u shpreh se nuk ishte e informuar këtë pjesë. Nuk dimë të themi nëse Nisma e krijuar nga deputetja ka lidhje me Pano Sokon apo jo.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudian hajdari prezanton nismen rudina hajdari rudian hajdari prezanton nismen rudina hajdari

Sondazh

Poll