Politike

Premtimi për rritjen e pagave, Tabaku: Gënjeshtra për të kaluar lumin, mjekët në Shqipëri kanë rroga më të ulëta në

6 Tetor 2020, 11:57 Nga DOSJA
Premtimi për rritjen e pagave, Tabaku: Gënjeshtra për të

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili në një konferencë me gazetarët u shpreh se në dy mandate qeverisëse e 2 mandate qeverisëse, e ka çuar fondin e pagave nga 450 mln dollarë që ishte në vitin 2013, në 710 milion dollarë. 

Permës një statusi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se kjo është një gënjeshtër për të kaluar lumin dhe se sipas saj, asnjë gënjeshtër nuk e zhbën atë që Rama i ka bërë shëndetësisë. Tabaku shton se Shqipëria është vendi me numrin e mjekëve më të ulët në Rajon, me 12.16 mjekë për 10 mijë banorë, ndërsa shton se 950 mjekë janë në pritje për të ikur jashtë e mijëra janë larguar. Ish-deputetja shton se pagat e mjekëve janë rritur 7 përqind vetëm në vitin elektoral 2017. 

Asnjë gënjeshtër parazgjedhore se zhbën atë që Edi Rama i ka bërë shëndetësisë: Sipas OBSH, Shqipëria është vendi me numrin e mjekëve më të ulët në Rajon, 12.16 mjekë për 10 mijë banorë, 950 mjekë janë në pritje për të ikur jashtë e mijëra janë larguar. Ndërkohë buxheti i shtetit ka paguar rreth 100 milionë euro për Partneritetet Publike-Private në shëndetësi, ndërsa do të paguajë dhe 270 milionë euro të tjera në vitet në vijim. Pagat e mjekeve janë rritur 7 përqind vetëm ne vitin elektoral 2017. Nuk është takse progresive, është taksa 23% mbi shtresën e mesme dhe që sot ka dëmtuar më rëndë profesionistët e vërtetë. Sot mjekët kanë pagat më të ulta dhe taksat me të larta në rajon. Ky nuk është kandidat i ri është i provuar, është genjeshtar i vjetër që bën çdo gjë për të kaluar lumin. Partia Demokratike ka një plan për ta nxjerrë shëndetësinë nga kriza, për të vendosur pacientin në qendër e jo koncesionin, për të rritur pagat dhe për të ofruar atë që Rama se bëri per 8 vite. Shëndetësi cilesore për të gjithë!”- shprehet Tabaku.

Vetëm pak më parë, Rama u shpreh se paga për bluzat e bardha do rritet 40% më e madhja historike për bluzat e bardha dhe paga për arsimtarët me 15%. Kryeministri shtoi se fondi i pagave është rritur nga 450 mln dollarë në 2013, në 710 milion dollarë sot, duke përfshirë edhe rritjen e publikuar sot.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama jorida tabaku pagat e mjekëve edi rama jorida tabaku pagat e mjekëve

Sondazh

Poll

Politike 6 Tetor 2020, 11:00

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar listën me emrat e 97 deputetëve që një ditë më parë votuan pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Sipas Metës, ...