Politike

Nesër në orën 16:00 seancë plenare/ Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të mbajë një fjalim në Kuvend (RENDI)

6 Tetor 2020, 11:41 Nga DOSJA
Nesër në orën 16:00 seancë plenare/ Komisioneri për

TIRANË- Ditën e nesërme në orën 16:00 pritet të zhvillohet seanca e radhës plenare. Në fillim të kësaj seance, do të flasë Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Më pas në Kuvend do të diskutohet për një sërë projektligjesh, si: “Projektligji “Për ratifikimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me bashkëpunimin për përdorimin e informacioneve mbi udhëtarët”. “Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” të ndryshuar””.

I pranishëm në këtë seancë pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seancë plenare 7 tetor 2020 seancë plenare 7 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 6 Tetor 2020, 11:00

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar listën me emrat e 97 deputetëve që një ditë më parë votuan pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Sipas Metës, ...