Politike

Naftëtarët e Ballshit në grevë, Rama zbulon udhëtimin e fshehtë: Shkova disa javë më parë në Azerbajxhan, është një

6 Tetor 2020, 11:44 Nga DOSJA
Naftëtarët e Ballshit në grevë, Rama zbulon udhëtimin e

TIRANE- Kryeministri Edi Rama zbuloi sot se ka shkuar posaçërisht në Azerbajxhan disa javë më parë, ku ka takuar presidentin e vendit për problemin e naftëtarëve të Ballshit, të cilët janë në grevë për të rinisur puna. Rama tha se bëhet fjalë për një privatizim kriminal dhe shtoi se i vjen keq për situatën e punonjësve.

“Është një privatizim kriminal. Do shkruaja një libër nëse mund të tregoja çfarë kam bërë për këtë çështje. Kam bërë lloj-lloj lutjesh tek kompania për të rifilluar puna. Jo më larg se disa javë më parë shkova enkas në Azerbajxhan dhe takova presidentin. Por të na vini faj është e tepërt. Privatizimi është kriminal dhe në atë ndërmarrje nuk u bënë kurrë investime serioze. Ajo rafineri është keqshfrytëzuar. Jam i shqetësuar por e rëndësishme është të bëjmë diçka. Jam i shqetësuar, më vjen keq. Jam i informuar por nuk mendoj se s’ka nevojë për greva urie që të sensibilizojnë mua. Jam super i sensibilizuar unë. Kemi bërë ndërhyrje disa herë.”-tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar skemën e re të pagave të rritura për mjekët dhe mësuesit. 40% për mjekët dhe 15% për mësuesit, është skema e vendosur nga qeveria. Rama foli për një ndryshim të taksës progresive javën e ardhshme dhe siguroi se paga e re me 30 mijë lekë të reja hyn në fuqi më 1 janar 2021.

Lajmi kryesor: ‘Ekonomia’/ Rama: Rrisim rrogat me 40% për mjekët dhe 15% për infermierët, zgjeruam fondin, paga e re minimale hyn në fuqi më 1 janar 2021! 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama privatizimi i rafinerise ne ballsh rafineria ne ballsh edi rama privatizimi i rafinerise ne ballsh rafineria ne ballsh

Sondazh

Poll

Politike 6 Tetor 2020, 11:00

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar listën me emrat e 97 deputetëve që një ditë më parë votuan pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Sipas Metës, ...