Politike

Lëvizje sërish me viza në BE?! Rama sqaron lajmin: Ka që në 2016 që është njoftuar, lidhet me personat me kartelë krimi

6 Tetor 2020, 11:39 Nga DOSJA
Lëvizje sërish me viza në BE?! Rama sqaron lajmin: Ka që

TIRANE- Kryeministri Edi Rama komentoi sot lajmin se Bashkimi Evropian ka prezantuar një masë të re lëvizjeje nga vitit 2023. Rama tha se nuk bëhet fjalë për një sistem vizash, por për një aplikim online nga banorët e vendeve që s’kanë nevojë për vizë, dhe lidhet me sigurinë e BE kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. 

 

PYETJE: Procedura e re e BE për lëvizjen, a është ky një kthim pas për vendin?

Edi Rama:  Së pari, punët e BE-së keni nisur ju ti mësoni veç meje. Ka që më 2016 që flitet, s’bëhet fjalë për kthim pas. Është një sistem sigurie në BE, për të gjitha shtetet joanëtare të BE, qytetarët duan të hyjnë në BE dhe s’kanë nevojë për vizë. Jemi në një shoqëri që s’ka të sharë, me amerikanët, britanikët, japonezët, që sipas këtij sistemi ETIAS, duhet se para të nisen për në BE të bëjnë një aplikim online dhe aplikimi s’është për vizë. Ti bën aplikimin dhe merr |PO| nëse je i lejuar të hysh në BE në bazë të kartelës kriminale. S’ka lidhje me qytetarët që s’kanë kartelë kriminale, për personat që s’kanë lidhje me terrorizmin a ku di unë se ça. 

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar skemën e re të pagave të rritura për mjekët dhe mësuesit. 40% për mjekët dhe 15% për mësuesit, është skema e vendosur nga qeveria. Rama foli për një ndryshim të taksës progresive javën e ardhshme dhe siguroi se paga e re me 30 mijë lekë të reja hyn në fuqi më 1 janar 2021.

Lajmi kryesor: ‘Ekonomia’/ Rama: Rrisim rrogat me 40% për mjekët dhe 15% për infermierët, zgjeruam fondin, paga e re minimale hyn në fuqi më 1 janar 2021! 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 6 tetor 2020 edi rama rama me gazetaret 6 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 6 Tetor 2020, 11:00

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar listën me emrat e 97 deputetëve që një ditë më parë votuan pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Sipas Metës, ...