Politike

Rama: Paga e re minimale me 30 mijë lekë hyn në fuqi më 1 janar!

6 Tetor 2020, 11:21 Nga DOSJA
Rama: Paga e re minimale me 30 mijë lekë hyn në fuqi më 1

TIRANE- Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në bashkëbisedimin me gazetarët se paga e re minimale prej 30 mijë lekësh do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021. “Javën e ardhshme do të prezantojmë ndryshime të tjera për taksimin e ndershëm, në funksion të shtresës së mesme që është në piramidën e taksimit për të ardhurat personale dhe për pagën minimale që do të hyjë në fuqi më 1 janar. Ne e kemi përfunduar planin për buxhetin dhe më vjen mirë që pavarësisht nevojave për përballimin dhe goditjeve, kemi një seri prezantimesh të tjera.”,-tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar skemën e re të pagave të rritura për mjekët dhe mësuesit. 40% për mjekët dhe 15% për mësuesit, është skema e vendosur nga qeveria. Rama foli për një ndryshim të taksës progresive javën e ardhshme dhe siguroi se paga e re me 30 mijë lekë të reja hyn në fuqi më 1 janar 2021.

Lajmi kryesor: ‘Ekonomia’/ Rama: Rrisim rrogat me 40% për mjekët dhe 15% për infermierët, zgjeruam fondin, paga e re minimale hyn në fuqi më 1 janar 2021! 

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 6 tetor 2020 rritja e pagave per mjeket edi rama rama me gazetaret 6 tetor 2020 rritja e pagave per mjeket

Sondazh

Poll

Politike 6 Tetor 2020, 11:00

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar listën me emrat e 97 deputetëve që një ditë më parë votuan pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Sipas Metës, ...