Rama: Kemi shtuar fondin e pagave, 166 mln dollarë në shtëpi nga taksimi i ndershëm!
6 Tetor 2020, 11:19Nga DOSJA
TIRANE- Kryeministri Edi Rama mbrojti sot taksën progresive dhe buxhetin për pagat. Rama tha nga 450 milionë dollarë, fondi i pagave ka shkuar në 710 milionë dollarë. Kryeministri foli për taksimin progresiv, dhe e quajti një metodë të ndershme për taksimin e shqiptarëve. “Me një numër të caktuar, fondi i përgjithshëm i pagave është rritur nga 450 mln dollarë në 2013 në 710 mln dollarë sot, duke përfshirë edhe rritjen e sotme. Dy mandate qeverisëse të atyre që se di ku e kërkojnë kurajon të rikthehen, është pothuajse dyfish fondi i pagave në sektorin publik, në pikëpamje të shumës. 166 mln dollarë që ata ua merrnin njerëzve nga taksimi dhe ne ua kemi lënë njerëzve në arkën e shtëpisë së tyre. Vetëm nga kursimi i asaj taksës famëkeqe të sheshtë, që ne e kthyem në taksë të ndershme.”-tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar skemën e re të pagave të rritura për mjekët dhe mësuesit. 40% për mjekët dhe 15% për mësuesit, është skema e vendosur nga qeveria. Rama foli për një ndryshim të taksës progresive javën e ardhshme dhe siguroi se paga e re me 30 mijë lekë të reja hyn në fuqi më 1 janar 2021.
TIRANË- 40% rritje pagash për mjekët dhe 15% për mësuesit. Ky është vendimi i fundit i qeverisë për rritjen e pagave në administratë. Nga salla e hartave n...
Politike 6 Tetor 2020, 11:00
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar listën me emrat e 97 deputetëve që një ditë më parë votuan pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Sipas Metës, ...
TIRANË- Ditën sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar 13 vota pro dhe 1 kundër ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit. Me ndryshimet e reja Ministri i B...
TIRANË– Pano Soko, ka reaguar pas lajmeve të përjashtimit të deputetes Rudina Hajdari nga Nisma Thurje. Në një status në rrjetet sociale, Soko shkrua...
TIRANË- Sot Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014, “Për policinë e shtetit”, të ndry...
TIRANË– Komisioni Evropian ka publikuar progresraportin për vitin 2020 për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë. Dosja.al ka siguruar raportin e plotë, ku K...
TIRANË- Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane shpreh shqetësimin e saj të thellë mbi veprimet e qeverisë socialiste në Shqipëri, në lëvizjen e tyre ...
FUSHË KRUJË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vijuar ditën e sotme takimet me bizneset. Sot, kryedemokrati është ndalur në Fushë-Krujë,...