Rajoni

Ministri serb ‘alarmohet’ pas deklaratës së Ramës për Shqipërinë e Madhe: Vetëm serbët mund ta ndalin këtë katasfrofë! (termi fyes që përdori)

Ajo që vihet re gjithashtu, është se gjatë deklaratës, Vulin, ka përdorur termin shqiptarima, që përdoret me konotacion negative, kur duan që t’i konsiderojnë ‘të vegjël dhe ‘të papërfillshëm’.
Featured image of article: Ministri serb ‘alarmohet’ pas deklaratës së Ramës për Shqipërinë e Madhe: Vetëm serbët mund ta ndalin këtë katasfrofë! (termi fyes që përdori) Aleksandër Vulin dhe Edi Rama

SERBI– Ministria serbe e Mbrojtjes ka bërë një deklaratë për mediat ku ka komentuar takimin mes qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë që u zhvillua ditën e sotme në Tiranë. Vetë ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, është alarmuar pas deklaratës së Ramës për ‘Shqipërinë e madhe’ dhe hapjen e kufijve, teksa ka shtuar se ky plan është një katastrofë që vetëm serbët mund ta ndalin.

Deklarata e plotë

 “Duke deklaruar se porti i Durrësit do të jetë Kosova, Edi Rama vazhdoi punën e tij për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Si çdo here edhe tash Bashkimi Evropian do të heshtë dhe nuk do të bëjë asgjë. “Ata nuk mund të bashkohen as në vendin e tyre”, kështu përsëritet e përsëritet gënjeshtra se “Shqipëria e Madhe” është një Shqipëri e natyrshme dhe se serbët e bashkuar në një shtet të vetëm, janë një kërcënim për paqen. Shqipëria e Madhe” është një  katastrofë të madhe, thyerje dhe shkatërrimi të shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe”, dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan. Ajo që u jepni ‘shiptarimave’, nuk do t’i ndalojë serbët . Ajo që u  jepni ‘shiptarimave’, nuk mund t’i ndalojë serbët”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Deklarata

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, gjatë të cilit, kryeministri Edi Rama foli për hapjen e kufijve, në sensing e mini-shengenit rajonal. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën.

Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

(a.k;f.m/dosja.al)

Shto Koment