Politike

E përdor apo jo? Rama ‘humb elokuencën’, harron thëniet e tij ‘hit’ të fushatës 2017, si gaboi para gazetarëve: Se

5 Tetor 2020, 17:19 Nga DOSJA
E përdor apo jo? Rama ‘humb elokuencën’, harron

TIRANË“Gjuhë që nuk ka kocka por kocka thyen,”-kështu e cilësoi sot në Kuvend retorikën e tij politike kryeministri Edi Rama. E teksa në çdo herë që i jepet mundësia, gjithmonë Rama u përmend kundërshtarëve të tij epërsinë në dialog, sot i doli pak situata nga kontrolli.

Pasi në Kuvend u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rama qëndroi për një komunikim me mediat e pranishme, duke iu përgjigjur një më një pyetjeve të tyre. Në një moment, teksa po fliste për rolin e partive opozitare, numri një i qeverisë ndërpritet nga një gazetar, i cili i përmend një fjalë të dhënë nga fushata e vitit 2017. Kur kanë kaluar thuasje 4 vjet, Rama e mohoi se i kishte krahasuar partitë e vogla me shushunjat. Madje shkoi deri aty saqë pretendoi se kurrë nuk e kishte përdorur si fjalë pasi i kujtonte propagandën e komunizmit.

MINUTA 5:50

 

Gazetari: I keni akuzuar partitë e vogla si shushunja dhe përfituese të buxhetit të shtetit…

Rama: Nuk e përdor fjalën shushunjë. Nuk e përdor vetëm se e kam stres nga koha kur përdorej për propagandën komuniste dhe quheshin shushunja armiqtë e popullit.

Ndërkohë që kryesocialisti në 2017, para simpatizantëve të tij shprehej: Është krijuar një sistem që një parti hyn në zyrat e shtetit dhe një parti merr drejtoritë, një parti merr patentat, një parti merr hipotekat. Nëse nuk i japim fund në 25 qershor kësaj historie të shëmtuar, kësaj historie shushunjash që ushqehen me gjakun e njerëzve që kthehet në votë, do ta kemi të pamundur, prandaj në 25 qershor duhet të shkoni në votime socialistë e demokratë për të çliruar veten tuaj nga kthetrat e zyrtarëve të korruptuar që ja u nxin jetën për t’ju dhënë një pronë, një hipotekë, një patentë; për t’u çliruar nga kthetrat zyrtarëve dhe zyrtarucëve të korruptuar që shfaqen në dyert e bizneseve dhe fermerëve që vënë gjoba. Kjo histori nuk ka për të marrë fund ndonjëherë nëse nuk i jep fund populli.

Tani Rama (ndoshta nga problemet e krijuara) ka harruar fjalët që thotë, por duhet ta ndajë mendjen e ka përdorur si fjalë apo jo? 

(f.g.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 14:59

TIRANË– Kuvendi sot është kthyer në një betejë mes politikanëve. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë nxehur gjakrat dhe shkaktuan përplasjen mes Halit ...