Politike

MOMENTI QË S’U PA! Valteri gati e qëlloi Gjiknurin, ish-ministri u zmbraps dhe i mbajti krahun

5 Tetor 2020, 14:39 Nga DOSJA
MOMENTI QË S’U PA! Valteri gati e qëlloi Gjiknurin, ish-ministri

TIRANË– Publikohen pamjet që nuk u panë nga sherri Halit Valteri-Damian Gjiknuri, ngjarje e cila u vu në qendër të mediave sot, ndërkohë që në Kuvend miratoheshin ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Siç shihet dhe në video, nga një këndvështrim më i qartë, dyshja janë përplasur fizikisht.

Ai që afrohet herë pas herë është Valteri drejt Gjiknurit, të cilit i drejtohet duke i ngritur dhe gishtin, kurse, deputeti i PS-së e shtyn për të shmangur përballjen. Në një moment, shumë pak sekonda, Valteri ngre dorën dhe përpiqet ta qëllojë Gjiknurin, kurse ky i fundit, i mban krahun. Në këtë moment ndërhyn garda që i distancon të dy nga njëri-tjetri.

Pas përplasjes, Valteri than ë një deklaratë për mediat se ish-ministri Damian Gjiknuri e ka kërcënuar pas fjalës së tij në Kuvend. Valteri tha se Gjiknuri e ka telefonuar duke i thënë se “Nuk më njeh, mos u merr me mua”. Ai po ashtu e akuzoi Gjiknurin si hajdut.

Kurse Gjiknuri e ka quajtur një “insinuatë” deklaratën e deputetit Halit Valteri se është kërcënuar në telefon. Gjiknuri e quajti Valterin “një aksident historik në Kuvend” dhe shtoi se çdo parti ka qëndrimet e saj politike, por jo personale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sherri gjiknuri-valteri sherri gjiknuri-valteri

Sondazh

Poll