Politike

Flet ish-deputeti milioner që u la jashtë listës në Berat: Basha nuk ka kurajo të luftojë pandershmërinë, pa Berishën P

5 Tetor 2020, 16:45 Nga DOSJA
Flet ish-deputeti milioner që u la jashtë listës në Berat:

TIRANE– Ish deputeti i PD për Beratin, Astrit Veliaj, i cili u përjashtua nga listat e kandidatëve për deputet në atë qytet është shprehur i zhgënjyer për vendimin e marrë nga partia. Ai ka hedhur akuza të forta në drejtim të bazës së PD, ose siç e cilëson ai grupi i njerëzve që ka kapur partinë, se në qarkun e Beratit po kandidojnë persona me rekorde kriminale.

Kam pasur një raport të shëndetshëm me njerëzit që kanë pasur raport me të vërtete, kam qenë kritikë nga njerëz që janë të përfshirë në kriminele apo abuzime dhe aktualisht në PD në qarkun Berat kandidojnë persona të inkriminuar”, tha ish-deputeti demokrat.

Mirëpo, Veliaj është shprehur gjatë intervistës së dhënë për ‘ReportTv’ se Basha nuk e ka forcën e duhur për të ndëshkuar shkeljen e parimeve e se ai duhet të mendojë për karrigen e tij si dhe të zgjedhë një emër me vlerë nga çdo fushë akademike apo biznesi që PD ka me shumicë.

Marrëdhëniet me Bashën kanë qenë edhe larg edhe afër. Nuk mendoj se Basha është i pa informuar për të gjitha qarqet se çfarë ka ndodhur, por mosreagimi apo pamundësia e tij për të vepruar ka sjellë këtë. Basha nuk e ka forcën për të luftuar, është në një ngërç me vete. Ai është perëndimor, por i mungon kuraja për të luftuar pandëshkueshmërinë. Ai duhet të ndërgjegjësohet vetë që të krijojë një model qeverisje. Ai duhet ta ndërgjegjësojë veten e tij se do të rrezikojë një forcë politike me mosreagimin e tij. PD ka element që mund të zgjedhë emrat e duhur për të qeverisur. Kjo është një mundësi e artë për të që të bëjë ndryshimin. Një lider nuk duhet të mendojë për karrigen e  tij, por akti e bën atë të madh dhe duhet mbyllur kjo histori “unë , unë dhe askush tjetër”. Ai nuk po kontrollon dot me bazën, ajo është shthurur.  Basha nuk ka autoritetin pasi nuk ka ndëshkueshmëri ndaj pandershmërisë. Po ndahen parcelat e pushtetit gjatë natës. Pa ndihmën e Berishës PD nuk vjen në pushtet. Ai është njeriu më i pushtetshëm sot për sot. Ka një elektorat shumë të konsiderueshëm. Do mbetet në histori për artin që ka bërë. Uroj që ta bëjë dhe Basha këtë gjë.“, tha Astrit Veliaj.

Partia Demokratike ka publikuar emrat e kandidatëve deputet, në zonën e Beratit. 26 kandidatët e propozuar për votim janë përzgjedhur nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Anëtarët e PD-së së Beratit kanë të drejtën të heqin një kandidatë të propozuar nga lista. Kandidati eleminohet nëse grumbullon 20 përqind të votës kundra të anëtarësisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike astrit veliaj ish deputeti i pd ne berat astrit veliaj ish deputeti i pd ne berat

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 14:59

TIRANË– Kuvendi sot është kthyer në një betejë mes politikanëve. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë nxehur gjakrat dhe shkaktuan përplasjen mes Halit ...