Politike

‘Nesër publikojmë emrat’/ Presidenca s’përmbahet pas miratimit të Kodit Zgjedhor: Shqiptarët dinë si t’i përgjigj

5 Tetor 2020, 16:30 Nga DOSJA
‘Nesër publikojmë emrat’/ Presidenca

TIRANË– Ashtu siç edhe e premtoi, Presidenca do të publikojë nesër emrat e deputetëve dhe ministrave që votuan kalimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi shkruan se shqiptarët do të dinë sesi t’i përgjigjen lëvizjes së kryeministrit Edi Rama, pa ndihmën e askujt (duke nënkuptuar faktorin ndërkombëtar). 

Nga 25 Prilli fillon një EPOKË E RE në Shqipëri. Ajo e sundimit të popullit përmes referendumeve. Vetëm kjo do garantojë sundimin e ligjit dhe fundin e kësaj oligarkie antishqiptare. Numërimi mbrapsht sapo filloi,”-shkruhet në reagim.

“Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave, që ulin kokën dhe ngrenë dorën. Ka vetëm një fajtor dhe ky është Mister 1 Prilli ose Profeti i Kokoshkave. Të tjerët janë bashkëpunëtorët e tij të rëndomtë, të blerë, të kapur, të shantazhuar e të nënshtruar. Nesër publikojmë emrat e të gjithë atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill. Presidenti është i qartë për shpartallimin e plotë të këtij komploti të mirëorganizuar prej 20 vitesh kundër popullit dhe kombit tonë, për defaktorizimin e shqiptarëve si një popull dhe komb europian. Tre milionë shqiptarë do të dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi të poshtër, në mënyrë të bashkuar, europiane dhe Shqiptare. Askujt të mos i vijë keq për popullin shqiptar. Nuk jemi bërë për mëshirën e askujt. Do t’i dalim zot vetë vendit tonë dhe do tregojmë se e meritojmë Demokracinë dhe Lirinë. Nga 25 Prilli fillon një EPOKË E RE në Shqipëri. Ajo e sundimit të popullit përmes referendumeve. Vetëm kjo do garantojë sundimin e ligjit dhe fundin e kësaj oligarkie antishqiptare. Numërimi mbrapsht sapo filloi. JETËN E JAPIM, POR DEMOKRACINË DHE LIRINË KURRË MË!,“-shkruhet në postim. 

Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ka shkaktuar reagime të ashpra nga faktorët shqiptarë dhe ndërkombëtarë. SHBA me gjuhë të fortë akuzon kryeministrin Edi Rama se ka ndryshuar rregullat e lojës. Ndërsa eurodeputeti Michael Gahler ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta që të kthejë në Kuvend ligjin. Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha është i bindur në fitoren e opozitës pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta kuvendi i shqiperise ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020 ilir meta kuvendi i shqiperise ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 14:59

TIRANË– Kuvendi sot është kthyer në një betejë mes politikanëve. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë nxehur gjakrat dhe shkaktuan përplasjen mes Halit ...