Politike

Ndyshimet në Kodin Zgjedhor/ Ambasada amerikane reagim të fortë kundër Ramës: Ndryshuan rregullat e lojës, maxhoranca shke

5 Tetor 2020, 15:35 Nga DOSJA
Ndyshimet në Kodin Zgjedhor/ Ambasada amerikane reagim të fortë

TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar ashpër kundër kryeministrit Edi Rama pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Duke e cilësuar Kodin e ri Zgjedhor si “ndryshim të rregullave të lojës”, Ambasada shkruan ndër të tjera se pas marrëveshjes së 5 qershorit duhet të bëheshin ndryshime dhe jo shkelje. Ndër të tjera, në reagim shkruhej se ishte për të ardhur keq që maxhoranca dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej saj që të gjente një gjuhë të përbashkët me palët e tjera në Këshill Politik.

“Nga ajo kohë, kemi bërë të qartë që marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet dhe se çfarëdo masash shtesë duhen shqyrtuar dhe miratuar në mënyrë të ngjashme transparente dhe përfshirëse në Këshillin Politik. Sot, partia qeverisëse ndaloi diskutimet në Këshillin Politik dhe votoi për të miratuar ndryshime domethënëse të rregullave që do të qeverisin zgjedhjet e 25 prillit,”-shkruhet ndër të tjera në reagim. 

REAGIMI I PLOTË:

“Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë udhëheqësit e Shqipërisë – brenda dhe jashtë parlamentit – për t’u angazhuar me njëri tjetrin në mënyrë transparente dhe përfshirëse për çështje me rëndësi kombëtare. Ky lloj angazhimi pozitiv prodhoi marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore. Nga ajo kohë, kemi bërë të qartë që marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet dhe se çfarëdo masash shtesë duhen shqyrtuar dhe miratuar në mënyrë të ngjashme transparente dhe përfshirëse në Këshillin Politik. Sot, partia qeverisëse ndaloi diskutimet në Këshillin Politik dhe votoi për të miratuar ndryshime domethënëse të rregullave që do të qeverisin zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë që ishte brenda kompetencave të parlamentit për t’i miratuar këto ndryshime, dhe ndërkohë që këto ndryshime janë shtesë – dhe jo shkelje – të marrëveshjes së 5 qershorit, është për të ardhur keq që shumica dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj për të kërkuar emërues të përbashkët në Këshillin Politik. Shqipëria është anëtare e NATO-s, aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe Kryesuese e radhës e OSBE-së. Është detyrë e udhëheqësve të Shqipërisë – duke filluar por jo vetëm ata në pushtet – për të kërkuar nga vetja një standard më të lartë dhe për të siguruar lirinë dhe ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. Këtë pritshmëri e kemi ashtu si populli shqiptar”.

Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ka shkaktuar reagime të ashpra nga faktorët shqiptarë dhe ndërkombëtarë. SHBA me gjuhë të fortë akuzon kryeministrin Edi Rama se ka ndryshuar rregullat e lojës. Ndërsa eurodeputeti Michael Gahler ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta që të kthejë në Kuvend ligjin. Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha është i bindur në fitoren e opozitës pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Rama.

(K.M)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada amerikane ne shqiperi kuvendi i shqiperise ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020 ambasada amerikane ne shqiperi kuvendi i shqiperise ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 14:59

TIRANË– Kuvendi sot është kthyer në një betejë mes politikanëve. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë nxehur gjakrat dhe shkaktuan përplasjen mes Halit ...