Politike

“Nuk kemi vota”/ Mori 97 pro në Kuvend për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, çfarë deklaronte Rama katër muaj

5 Tetor 2020, 15:00 Nga DOSJA
“Nuk kemi vota”/ Mori 97 pro në Kuvend për miratimin e

TIRANË– Maxhoranca arriti misionin e saj gjatë seancës plenare që u mbajt sot në Kuvend, me miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Me 97 vota pro, 74 nga Partia Socialiste dhe 23 nga Opozita Parlamentare, u miratua formula e re e koalicioneve e propozuar nga vetë maxhoranca dhe e refuzuar me kaq shumë ngulm nga Opozita e Bashkuar PD-LSI dhe nga ajo parlamentare.

Por çfarë thoshte Rama vetëm në muajin korrik që lamë pas?

Gjatë mbledhjes së Këshillit Politik, që u mbajt më 20 korrik, kryeministri Edi Rama tha se opozita parlamentare duhet të përkrahë hapjen e listave pasi ajo nuk cënon as bërjen e koalicioneve dhe as ndryshimin e marrëveshjes së 5 qershorit, por vetëm një korrigjim në kod.

Ndër të tjera Rama shtonte shprehur se nuk do të ndryshojë as sistem zgjedhor dhe as zona zgjedhore, por vetëm do të hapen listat, pasi as vetë maxhoranca, sipas tij, nuk kishte vota mjaftueshëm në Kuvend për ta miratuar marrëveshjen e 5 qershorit.

Nuk i kemi votat në Kuvend për të miratuar marrëveshjen e 5 qershorit dhe PD e LSI nuk ka pse kundërshton hapjen e listave pasoi nuk e ndalon atë të krijojë koalicione, jo si ato deri më tani, por koalicione siç krijohen në të gjithë Europën. I qëndrojmë marrëveshjes. Marrëveshja duhet miratuar, për t’u miratuar duhen votat në Kuvend, që ne si mazhorancë nuk i kemi. Në bisedimet me opozitën parlamentare jemi dakordësuar për hapjen e listave. Ajo ç’ka kërkojmë është hajdeni ulemi dhe me sa me shume dakordësi të reflektojme në kod këtë sanksionim të hapjes së listave që vjen nga ndryshimi kushtetutes. Ne nuk ndryshojmë as sistem, as zona zgjedhore. E vetmja gjë është që po hapim janë listat. Edhe për hapjen e listave hajdeni ulemi nëse keni ndonjë mendim se si të garantojmë kuotën gjinore sa më mirë,”– shprehej Rama.

Por pavarësisht këtyre fjalëve, Rama sot arriti që të merrte jo 84 vota që minimalisht duheshin për miratimin e ndryshimeve në Kod Zgjedhor, por plot 97 të tilla. Siç duket, pas mos përkrahjes nga ana e Opozitës jashtëparlamentare, Rama gjeti atë të Parlamentares.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndryshimet ne kodin zgjedhor edi rama ndryshimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 14:59

TIRANË– Kuvendi sot është kthyer në një betejë mes politikanëve. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë nxehur gjakrat dhe shkaktuan përplasjen mes Halit ...