Politike

EMRAT/ Mbështetën maxhorancën dhe kaluan ndryshimet e Kodit Zgjedhor në kuvend, cilët janë “tradhëtarët” mes deputet

5 Tetor 2020, 15:29 Nga DOSJA
EMRAT/ Mbështetën maxhorancën dhe kaluan ndryshimet e Kodit

TIRANE– Kodi i Ri zgjedhor u votua ditën e sotme në Kuvend me 97 vota pro, 15 kundër dhe me 6 abstenim. Mazhoranca kishte vetëm 74 vota për të miratuar ndryshimet në këtë kod të ri mirëpo në përufunim u miratua me 97, pasi 23 prej tyre ishin deputetë të opozitës parlamentare.

Mirëpo, kush ishin këta deputetët opozitarë, që ndryshme mund të quhen si ‘tradhtarët’ që me votën e tyre dhanë miratimin për ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor.

Ata që kanë votuar janë në grupin parlamentar të Nimet Musait dhe ‘Demokraci dhe Drejtësi’ të Edmond Stojkut.

Grupi parlamentar “Demokraci dhe drejtësi” ka në përbërje 11 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Edmond Stojku. Pjesë e sa janë Eugen Bojaxhiu, Selami Jenishehri, Krenar Rryçi, Koçi Tahiri, Klajdi Qama, Majlinda Halilaj, Ervis Meço, Ramazan Gjuzi. Grupi parlamentar “I pavarur” ka në përbërje 9 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Nimet Musaj. Pjesë e saj janë: Ylli Shehu, Aurora Mara, Enver Roshi, Ediola Braha, Edlirta Hyseni, Ralf Gjoni, Enada Kapllani dhe vetë Musaj.

Nuk dihet nëse të gjithë kanë votuar pro, apo nëse votat e tjera kanë ardhur nga antarët të tjerë të opozitës mirëpo lista është bërë publike më poshtë:

Votuesit e opozitës pro PS-së

Qama Klajdi

Halilaj Majlinda

Jenishehri Selami

Musaj Nimet

Mara Aurora

Rrushi Edmond

Rryçi Krenar

Staka Nikolin

Sterjovski Vasil

Stojku Edmond

Shehu Ylli

Gjuzi Ramazan

Bojaxhiu Eugen

Braha Ediola

Çaçani Arlind

Xhina Elena

Lala Reme

Ndërkohë Adriatik Alimadhi, Myslim Murrizi, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Ambra Borova, Gjetan Gjetani, Fatjona Dhimitri, Halit Valteri, Erion Piciri dhe Elda Hoti janë deputetët që votuan kundër ndryshimeve në Kodin e Ri Zgjedhor.

Sot Kuvendi miratoi me 97 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshtoi, PS miratoi formulën e re të koalicioneve me listë unike, pa mbështetjen as të opozitës parlamentare. PS negocioi vetëm uljen e pragut nga 3 në 1%, dhe lejimin e garës për kryetarin e partisë deri në 4 qarqe, dy kërkesa këto të opozitës parlamentare. Për listat, PS ka vendosur ti ndajë në dy pjesë; listë e sigurtë dhe pjesa e poshtme, që mund ta thyejë pjesën e sigurtë me një numër më të lartë se herësi, por jo më shumë se 10 mijë vota. Listat kanë ngelur sërish të mbyllura, ndërsa koalicionet nuk do të jenë më si në zgjedhjet e shkuara, por partitë do të garojnë bashkë në një listë të përbashkët.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi seanca plenare 5 tetor votimi per kodin zgjedhor kuvendi seanca plenare 5 tetor votimi per kodin zgjedhor

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 14:59

TIRANË– Kuvendi sot është kthyer në një betejë mes politikanëve. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë nxehur gjakrat dhe shkaktuan përplasjen mes Halit ...