Politike

5 Tetor 2020, 14:59 Nga DOSJA

TIRANË– Kuvendi sot është kthyer në një betejë mes politikanëve. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë nxehur gjakrat dhe shkaktuan përplasjen mes Halit Valterit dhe Damian Gjiknuri. Ka qënë fotografi Agim Rama, ai që ka shkrepur disa poza që nuk i kanë kapur kamerat e gazetarëve. Ministrat e Ramës, Bledi Çuçi dhe Arben Ahmetaj, nuk e kanë hequr telefonin nga veshi, por mesa duket vetëm një prej tyre ka raport më të veçantë me objektin.

Ministri që gjithkujt i hap telefonin,”-shkruan Rama. Ndërkohë që i tensionuar dhe me xhaketë në dorë është fiksuar Gjiknuri, i cili pas sherrit me Valterin ka “qarë hallet” me socialistin Niko Peleshi.

Sot Kuvendi miratoi me 97 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshtoi, PS miratoi formulën e re të koalicioneve me listë unike, pa mbështetjen as të opozitës parlamentare.

PS negocioi vetëm uljen e pragut nga 3 në 1%, dhe lejimin e garës për kryetarin e partisë deri në 4 qarqe, dy kërkesa këto të opozitës parlamentare. Për listat, PS ka vendosur ti ndajë në dy pjesë; listë e sigurtë dhe pjesa e poshtme, që mund ta thyejë pjesën e sigurtë me një numër më të lartë se herësi, por jo më shumë se 10 mijë vota. Listat kanë ngelur sërish të mbyllura, ndërsa koalicionet nuk do të jenë më si në zgjedhjet e shkuara, por partitë do të garojnë bashkë në një listë të përbashkët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seanca plenare 5 tetor 2020 seanca plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll