Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Ndërkombëtarët kundër njëri-tjetrit. SHBA e ashpër me Ramën: Ndërruat rregullat e rojës.

5 Tetor 2020, 15:30 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Ndërkombëtarët kundër

TIRANË– 97 kartonat jeshilë që u ngritën në Kuvendin e Shqipërisë për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë trazuar ujrat në politikën e vendit. Menjëherë pas votimit ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha, i cili është shprehur se kalimi i ndryshimeve shkatërron konsesusin politik që palët arritën më 5 qershor.

Ndërkohë shton se me lëvizjen e sotme, Edi Rama po shkon drejt fundit të tij si kryeministër i vendit. Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka qënë më e “zbutur” në reagimin e saj. Nga selia e LSI-së ajo ka kërcënuar drejtpërdrejt Ramën, duke e akuzuar se ka frikë nga opozita e bashkuar dhe se po bën çdo gjë për të mbajtur pushtetin, duke bërë marrëveshje edhe me bandat kriminale në vend. Në fund Kryemadhi parashikoi dhe fundin e Ramës: në burg bashkë me bashkëpunëtorët e tij. Për çështjen, nuk munguan as reagimet e ndërkombëtarëve…

Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, eurodeputeti Michael Gahler ka reaguar ashpër duke u shprehur se kryeministri Edi Rama po pengon zgjedhjet e ardhshme të prillit. Gahler ka pasur edhe një thirrje për presidentin Ilir Meta, të cilit i ka kërkuar që ligjin e sotëm ka kthejë për rishqyrtim në Kuvend. Ndonëse larg politikës, edhe Jozefina Topalli ka reaguar me ironi duke u shprehur se palët kishin rënë dakord për të ruajtur vendin e tyre.

Por reagimin më të ashpër kundër kryeministrit Edi Rama e ka bërë ambasada amerikane në Shqipëri. Në një reagim zyrtar, Ambasada e ka cilësuar miratimin e Kodit Zgjedhor, si “ndryshim të rregullave të lojës”, duke mos e fshehur zhgënjimin që maxhoranca dështoi të respektonte marrëveshjen e 5 qershorit, madje se shkeli atë. Por një ndryshimet në Kod i ka parë ndryshe zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri. Në reagimin zyrtar, BE bën me dije se ndryshimet e miratuara nuk e prekin marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, ndërkohë që inkurajojnë palët që të vijojnë dialogun për refomat e tjera.

Sot Kuvendi miratoi me 97 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshtoi, PS miratoi formulën e re të koalicioneve me listë unike, pa mbështetjen as të opozitës parlamentare.

PS negocioi vetëm uljen e pragut nga 3 në 1%, dhe lejimin e garës për kryetarin e partisë deri në 4 qarqe, dy kërkesa këto të opozitës parlamentare. Për listat, PS ka vendosur ti ndajë në dy pjesë; listë e sigurtë dhe pjesa e poshtme, që mund ta thyejë pjesën e sigurtë me një numër më të lartë se herësi, por jo më shumë se 10 mijë vota. Listat kanë ngelur sërish të mbyllura, ndërsa koalicionet nuk do të jenë më si në zgjedhjet e shkuara, por partitë do të garojnë bashkë në një listë të përbashkët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020 kuvendi i shqiperise ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 14:59

TIRANË– Kuvendi sot është kthyer në një betejë mes politikanëve. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë nxehur gjakrat dhe shkaktuan përplasjen mes Halit ...