Miratimi i Kodit Zgjedhor, ambasada britanike: Shprehim keqardhje që ndryshimet e sotme janë bërë pa dakordësinë e Këshil
5 Tetor 2020, 15:58Nga DOSJA
TIRANE– Ka ardhur reagimi i Ambasadës Britanike në Tiranë për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor. Ambasada shpreh keqardhje për ndryshimet që u bënë pa dakordësinë e Këshillit Politik dhe pa gjetjen e konsensusit.
Më tej Ambasada thotë se marrëveshja e 5 Qershorit ishte një hap shumë i rëndësishëm që është arritur përmes dialogut dhe negociatave.
Deklaratë e Ambasadës Britanike
Marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, i arritur përmes dialogut dhe negociatave. Shprehim keqardhje që ndryshimet e sotme janë bërë pa dakordësinë e Këshillit Politik dhe pa shteruar përpjekjet për të gjetur konsensus.- shkruhet ne postimin ne ‘Facebook’.
Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ka shkaktuar reagime të ashpra nga faktorët shqiptarë dhe ndërkombëtarë. SHBA me gjuhë të fortë akuzon kryeministrin Edi Rama se ka ndryshuar rregullat e lojës. Ndërsa eurodeputeti Michael Gahler ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta që të kthejë në Kuvend ligjin. Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha është i bindur në fitoren e opozitës pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Rama.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar ashpër kundër kryeministrit Edi Rama pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Duke e cilësuar Kodi...
TIRANË– 97 kartonat jeshilë që u ngritën në Kuvendin e Shqipërisë për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë trazuar ujrat në politikën e vendit. Menj...
TIRANE– Kodi i Ri zgjedhor u votua ditën e sotme në Kuvend me 97 vota pro, 15 kundër dhe me 6 abstenim. Mazhoranca kishte vetëm 74 vota për të miratuar ndryshim...
TIRANE– Presidenti i vendit Ilir Meta shprehet se situata në Shqipëri është më kritike se kurrë e kjo për shkak të një qeverisje të mbrapsht që nuk respekton li...
TIRANË– Maxhoranca arriti misionin e saj gjatë seancës plenare që u mbajt sot në Kuvend, me miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Me 97 vota pro, 74 n...
Politike 5 Tetor 2020, 14:59
TIRANË– Kuvendi sot është kthyer në një betejë mes politikanëve. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë nxehur gjakrat dhe shkaktuan përplasjen mes Halit ...
TIRANË– Publikohen pamjet që nuk u panë nga sherri Halit Valteri-Damian Gjiknuri, ngjarje e cila u vu në qendër të mediave sot, ndërkohë që në Kuvend mirat...
TIRANE– Pas votimit që u bë ditën e sotme në Kuvend, aty ku u ndryshua Kodi i ri Zgjedhor ka ardhur reagimi i Ish-Kryeparlamentares, Jozefina Topallit. Aj...
TIRANE– Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Michael Gahler ka reaguar ashpër për votimin e sotëm në Parlament për...
TIRANË- Emrat e disa prej artistëve dhe personaliteteve të njohura, që kanë dhënë kontributin e tyre në Tiranë, do të vendosen nga sot në rrugët e kryeqyte...