Politike

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor/ Topalli: Sa bukur bien dakord për të ruajtur karriget e tyre

5 Tetor 2020, 14:38 Nga DOSJA
Ndryshimi i Kodit Zgjedhor/ Topalli: Sa bukur bien dakord për të

TIRANE– Pas votimit që u bë ditën e sotme në Kuvend, aty ku u ndryshua Kodi i ri Zgjedhor ka ardhur reagimi i Ish-Kryeparlamentares, Jozefina Topallit. Ajo e cilëson marrëveshjen mes palëve si një vend për të ruajtur karriget e tyre në Kuvend.

Sa bukur bien dakord për të ruajtur karriget e tyre’-shkruan Topalli.

Sot Kuvendi miratoi me 97 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshtoi, PS miratoi formulën e re të koalicioneve me listë unike, pa mbështetjen as të opozitës parlamentare. PS negocioi vetëm uljen e pragut nga 3 në 1%, dhe lejimin e garës për kryetarin e partisë deri në 4 qarqe, dy kërkesa këto të opozitës parlamentare. Për listat, PS ka vendosur ti ndajë në dy pjesë; listë e sigurtë dhe pjesa e poshtme, që mund ta thyejë pjesën e sigurtë me një numër më të lartë se herësi, por jo më shumë se 10 mijë vota. Listat kanë ngelur sërish të mbyllura, ndërsa koalicionet nuk do të jenë më si në zgjedhjet e shkuara, por partitë do të garojnë bashkë në një listë të përbashkët.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli ndryshimi i kodit zgjedhor jozefina topalli ndryshimi i kodit zgjedhor

Sondazh

Poll