Politike

Video/Grida Duma ironizon Edi Ramën: Me Don Kishotin e gënjeshtrave Shqipëria po bën vetëm hapa pas

5 Tetor 2020, 12:38 Nga DOSJA
Video/Grida Duma ironizon Edi Ramën: Me Don Kishotin e gënjeshtrave

TIRANE– Grida Duma ka postuar një video në ‘Facebook’ aty ku ka përmbledhur fjalët e kryeminstrit Rama që ka thënë ndër vite.

Duma e krahason Ramën me Don Kishotin, duke thënë se dhe ai do e kishte zili për gënjeshtrat që përpiqet të thotë për tu anëtarësuar në BE. Falë Ramës- shton Duma, Shqipëria po bën hapa pas dhe Europa duket më e largët se kurrë.

‘Edhe Don Kishoti do e kish zili naivitetin me të cilin kalorësi i gënjeshtrave përpiqet të na shesë antarësimin në BE. Falë këtij gënjeshtari patologjik, Shqipëria po bën vetëm hapa pas dhe këto 8 vite, Europa është më larg se kurrë.  Kalorësi pa kalë e ka humbur busullën e orientimit.  Ora e ndryshimit po vjen!’- shkruan Duma.

‘Nëse ka një vend shprehja mos i qani hallin kalorësit se po i varen këmbët është Shqipëria në poltiikën e jashtme falë meje. Do të votojmë në rast se pranohet opsioni që këto ligje të hyjnë në fui kur të fillojë parlamenti i ri. Më vjen për të qeshur dhe për të qarë kur lexoj se Europa ka vënë 7 kushte, Europa nuk ka vënë asnjë kusht. Falë meje dhe qeverisë dhe partisë socialiste ’- shprehet Rama në videon e publikuar nga Duma.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama grida duma edi rama grida duma

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 11:38

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar me replikat me Presidentin Ilir Meta, edhe jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Përpara mediave, Rama u shpreh ...