Politike

Miratimi i Kodit Zgjedhor/ Hajdari sulmon kolegët: Mbaj përgjegjësi vetëm për votën time, shumë opozitarë janë rastësi

5 Tetor 2020, 11:56 Nga DOSJA
Miratimi i Kodit Zgjedhor/ Hajdari sulmon kolegët: Mbaj

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari në një deklaratë për mediet jashtë Kuvendit tha se Edi Rama sot vendosi interesat e oligarkëve mbi interesat e qytetarëve. Teksa u pyet nga gazetarët për numrin e lartë të votave për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Hajdari tha se mban përgjegjësi vetëm për votën e saj. Ajo theksoi se shumë opozitarë janë rastësisht në Kuvend.

“Ai vuri mbi interesat e oligarkëve mbi interesat e qytetarëve. Unë qëndrova deri në fund, se vetëm këtë mjet kam në dorë. U përpoqa deri në fund kundër këtij procesi fars. Rama kishte shansin të ndalonte sot këtë farsë. Formula e tyre ishte farsë. Ju e kuptoni drejt këtë gjë. Këtu opozitarët kanë ardhur rastësisht, unë mbaj përgjegjësi vetëm për votën time. Unë nuk jam këtu për pazare, Rama po fliste për pazare. Kjo betejë nuk bëhet për një karrige, për t’i kthyer t’i parlamentit sovranitetin, që të mos largohen më shqiptarë. Ne i kemi parë këto histori, këtë gjë ne nuk mund t’ja bëjnë ne Edi Ramës. Ndaj është Shqipëria e varfër, e gllabëruar nga një grup personash. Këto janë njerëzit që i kanë thyer kockat shqiptarëve”, tha Hajdari. 

Sot Kuvendi miratoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshtoi, PS miratoi me 97 vota pro formulën e re të koalicioneve me listë unike. Nga partia Socialiste janë marrë 74 vota pro këtyre ndryshimeve, ndërsa votat e tjera, i përkasin Opozitës Parlamentare, e cila vetëm para pak ditësh braktisi mbledhjen e Këshillit Politik, pasi nuk e pranoi këtë formulë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari seancë plenare 5 tetor 2020 rudina hajdari seancë plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 11:38

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar me replikat me Presidentin Ilir Meta, edhe jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Përpara mediave, Rama u shpreh ...